MPJ 'zbërthen' raportin e DASH/ Vasili: Bedeli Rama lexon përmes bedelit Cakaj sukseset imagjinare

MPJ 'zbërthen' raportin e DASH/ Vasili: Bedeli Rama lexon përmes bedelit Cakaj sukseset imagjinare

14:19, 30/03/2019
A+ Aa A-

Ministri në detyrë i Europës dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj doli sot në një konferencë për mediat për të "zbërthyer" raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas tij, raporti është realist për Shqipërinë dhe inkurajues për reformat që qeveria ka ndërmarrë. Cakaj thotë ndër të tjera se dihet që në vend ka korrupsion, ashtu siç njihet situata e krijuar me drogën, për të cilën vlerësohet puna e qeverisë. Ai thotë ndër të tjera se raporti është gjithashtu më i ashpër me vendet e rajonit.

Lidhur me këtë deklaratë të Cakajt ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili e quan ministrin e jashtëm bedel të kryeministrit Rama.


Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama bedel kryeminister lexon Raportin e  DASH- it me bedelin Cakaj!!!
Edi Rama tashme bedel kryeminister ka vene te lexoje raportin asgjesues te DASH-it me ane te bedelit Cakaj dhe te dy bedelet bashke lexojne e perfytyrojne suksese imagjinare ?!

Ngjajne te dy bedelet me nje te marrë,qe thoshte me bindje jam Napolon Bonaparti.

Cakaj me nje kurajo te trashe,e lexon raportin shterues te DASH -it aq te qarte ne mendime dhe ne anglishten e tij, me te njejten "qartesi" psiqike sikurse edhe "shqipja" e vete Cakajt.

Per te ndihmuar dy bedelët po ju kujtojme edhe njehere,por kete here me qartesi mendimi dhe me nje shqipe qe nuk çalon se ne te vertete në raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit thuhet pa asnje ekuivok dhe prere se:

1.Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.
2. Korrupsioni zyrtar, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.
3.Shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.
4.Për Pastrimin e parave, gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.
5.Ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.
6.Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
7.Shqipëria,shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco