Studentët bëhen gati për protesta të reja: Mbi 90 % e kërkesave nuk janë plotësuar

Studentët bëhen gati për protesta të reja: Mbi 90 % e kërkesave nuk janë plotësuar

17:20, 28/03/2019
A+ Aa A-

Këshillat studentorë të 7 univeristeteve në të gjithë Shqipërinë paralajmërojnë protesta të tjera nëse nuk do të plotësohen kërkesat e studentëve.

Një përfaqësi e këshillave studentorë të  Universitetit të Tiranës, Universitetit të Durrësit"Aleksandër Moisiu", Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvan”,  Universiteti i Korçës “Fan Noli”, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor, përmes një deklarate informojnë se kanë marrë në shqyrtim paktin për Universitetin të prezantuar nga Qeveria.

Sipas tyre, mbi 90 % e kërkesave ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

Ata thonë se prëgjysmimi i tarifave që duhej të bëhej në janar 2019 është ploësuar pjesërisht. Nuk janë ulur tarifat për masterin.

Nuk janë krijuar web faqet të cilat do të bënin transparencën e buxhetit të Universiteteve

 Nuk është bërë asgjë për peshën e votës.

Shkarkimi i anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme.

Nuk është bërë asnjë hap për kartën e studentit.

Në njoftimin për shtyp këshillat studentorë konfirmojnë kërkesën e tyre për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe marrjen me seriozitet të plotësimit të kërkesave.

Ata informojnë se shumë shpejt do të thërrasin një takim mbarkombëtar për të diskutuar mbi situatën në Universitetet publike dhe kërkojnë takim urgjent me ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

someone28/03/2019 17:40

Bla bla bla. E kishin mundesine dhe u kufizuan ne vetem ato kerkesa dhe nuk do e vrisnin mendjen nga do vinin parate per kerkesat e tyre (nuk duam politike duam vetem plotesim kerkesash - dmth sikur parate do hidheshin nga qielli ose akoma me pak e mundur do iu merreshin oligarkeve). Pastaj i futen dhe ca pushime per vit te ri dhe tani merziten pse nuk iu jane plotesuar kerkesat

Shto koment

Denonco