Meta takon artisten kuvajtiane që promovon mikpritjen shqiptare

Meta takon artisten kuvajtiane që promovon mikpritjen shqiptare

14:11, 26/03/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook momentete takimit të tij me  me artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e angazhuar vitet e fundit për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen

Ja postimi i plotë i kreut të Shtetit Shqiptar:

Një takim i përzemërt me artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e angazhuar vitet e fundit për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen.

I impresionuar nga albumi i saj “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i parë kuvajtian për vendin tonë, një sprovë e lavdërueshme që nxjerr në pah edhe potencialet tona të jashtëzakonshme turistike.

Mirënjohje përpjekjeve të artistes Al Houti për të forcuar ndjenjat vëllazërore me popullin kuvajtian dhe për të krijuar një guidë për turistët e huaj, si udhërrëfyes për vlerat njerëzore dhe bukuritë përrallore të Shqipërisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco