Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Basha: Hetimi i kërkuar nga ne, vërtetohet që PD nuk ka shkelur ligjin

VIDEO/ Basha: Hetimi i kërkuar nga ne, vërtetohet që PD nuk ka shkelur ligjin

10:29, 25/03/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zbardhur sot, arsyen e paraqitjes së tij në Prokurori gjatë mëngjesit, lidhur me një hetim të hapur prej një viti e gjysëm dhe ka deklaruar se është e vërtetuar që PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Basha bëri të ditur se zhurma mediatike që po bëhet për thirrjen e tij në Prokurori është e nxitur qëllimisht nga qeveria, ndaj i bëri thirrje Prokurorisë të publikojë përgjigjen e ardhur prej mëse 6 muajsh nga SHBA për çështjen në fjalë.

Basha sqaroi: "Jemi thirrur sot në Prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë për gjithsecilin prej jush sot dhe qytetarët se hetimi i hapur prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ. Pra, çështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet.   

Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria, e cila e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike.

Ka një vit e gjysëm që ka nisur hetimi, ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vërtetojnë se as PD-ja, asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe. Ndaj i kam kërkuar Prokurorisë dhe ju nxis t’i kërkoni të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe."

Pyetje: Kur jeni njohur më këtë përgjigje?

Basha: Sot! Edhe njëherë unë ju nxit t’i kërkoni Prokurorisë të bëjë publike, përgjigjet e ardhura prej mëse 6 muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco