Vendi në krizë/ Manjani thirrje presidentit Meta: Ulini palët në dialog

Vendi në krizë/ Manjani thirrje presidentit Meta: Ulini palët në dialog

13:24, 16/03/2019
A+ Aa A-

Teksa mijëra qytetarë janë duke postuar pranë kryeministrisë dhe pranë Parlamentit, ish ministrin i Drejtësisë Ylli Manjani ka një apel për presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Sipas tij, Meta duhet të ftojë palët në dialog.

Postimi i plotë i Manjanit:

Presidenti i Republikës, kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur.

Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon. Qoftë edhe në emër të paanësisë apo mbipalësisë politike.

Vendi është në krizë e cila mund të çojë në përplasje. Detyra e çdo Presidenti në këto kushte është thirrja e palëve në dialog.

Ndaj Presidenti nuk ka ç’pret më! Duhet të fillojë punën për të ulur palët në tryezë dialogu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/03/2019 15:28

Sigurisht që po. Duhet ti heqë besimin qeverisë dhe kryeministrit, kë krijojë një qeveri tranzitore për të udhëhequr vendin në tranzicionin drejt demokracisë, drejtësinë drejt vettingut jashtë politikës, zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm dhe gjykatës kushtetuese, KQZ të pavarur, zgjedhje të lira, të gjithë hajdutët në burg, sekuestrim i pasurive të vjedhura (këtu rrëzohet gomari).

Shto koment

Denonco