Artistët/ Tupja: Rama frikë nga Teatri, e sheh veten lakuriq/ Kapexhiu: Rama Ik....

Artistët/ Tupja: Rama frikë nga Teatri, e sheh veten lakuriq/ Kapexhiu: Rama Ik....

13:48, 14/03/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike po zhvillon një tryezë me Aleancën në Mbrotje të Teatrit

Profesor Edmond Tupja tha se Rama e urren teatrin ndërsa artisti Bujar Kapexhiu bëri thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve se Rama duhet të ikë.

Edmond Tupja: Qeveria aktuale me kryeministrin ka frikë nga teatri, të gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri kur ai nuk u shërben interesave të tyre sepse në teatër spektatori bën katarsisin,zhvishet.

Dhe të zhvishesh do të thotë të shikosh veten lakuriq. Të zhvishesh lakuriq do të thotë të shikosh sa vlen dhe kur ti e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja. Kjo është për Zotin Rama.

Bujar Kapexhiu: Në mëndjen e çdo qytetari sot duhet të ekzistojë vetëm një slogan. Dhe unë do ta shpjegoj me krijimin tim të fundit që ka dalë në gazetë. Ndodhia është në Elbasan, dy qytetarë një burrë e një grua që mbajnë tepsiotë me ballokume dhe mes të dyve është Edi Rama që i shikon i çuditur sepse mes ballokumeve ata të dy kanë nga një tabelë 'Rama ik'.

Nëse të gjithë qytetarët që shesin ballokume në rrugën e gjatë të Elbasanit do të kishin Rama ik do të ishte shumë filmike. Duhet të ekzistojë. Nëse ikën, ikën dhe rreziku për gjithcka. Nëse të gjithë brenda vetes tonë të shohim Rama ik! Ikën rreziku ikin të gjitha dhe nuk prishet asgjë vetëm ndërtohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 14/03/2019 14:56

Jeni shume perfekt ne ate qe thoni. E keqja qe ka hyre shqiperija dhe qe i kanost eshte me shume se fatale. Neser nuk do te jemi ne nje shtet diktatorjal nga regjime diktatorjale, per nje vende qe do te jete nen diktaturen e krimineleve, bandave. Ju i dashur Tupe e Kapexhiu dhe te gjithe ata intelektual, artiste qe keni dhe nje peshe ne fjalen tuaj, duhet te jeni dhe me shume aktiv me fjalen tuaj dhe shkrimet tuaja. Shqiperija ne rrezik.

Daj Jaku14/03/2019 13:56

Njëmilion EDramë bashkë nuk e bëjnë një Bujar Kapexhi.

Shto koment

Denonco