Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Vasili, Fleckenstein-it: Parate e drogës jua turbullojnë vështrimin, por ne do t'jua qartësojmë!

Vasili, Fleckenstein-it: Parate e drogës jua turbullojnë vështrimin, por ne do t'jua qartësojmë!

11:53, 28/02/2019
A+ Aa A-

“Disa të vërteta të mëdha, tronditëse, kanë rrënuar themelin e shtetit ligjor, por që fatkeqësisht, të dërguarit e Evropës në Tiranë, me vështrim të turbulluar, nuk i panë dhe, me një memorie gjithashtu të turbulluar, i harruan. Është një turbullirë dhe një errësim që nuk e dimë nga vjen! Vjen nga e njëjta para problematike me të cilën qeveria ka rrëmbyer të gjitha pushtetet apo për arsye të tjera, që koha do t’i zbardhë?!” 

Kjo qe deklarata me nëntekst të fortë, e menjëhershme e LSI-së sot, nëpërmjet Petrit Vasilit, ndaj qendrimit që mbajti delegacioni i Parlamentit Europian në Tiranë dhe sidomos eurodeputeti Knut Fleckenstein, për aksionin e opozitës shqiptare. 

"Eurodeputetët kanë vështrim të turbulluar, megjithatë ne do t’ua qartësojmë vështrimin. Vështrim të turbulluar ka dhe miku i vjetër i shqiptarëve, Knut Fleckenstein", theksoi ish-kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka numëruar para mediave, një sërë të vërtetash të mëdha, siç u shpreh, tenderat dhe koncensionet korruptive, krimin, aferat shumëmilionshme...

“Opozita shqiptare nuk do të lejojë kurrë që ai standart zgjedhjesh, që është i papranueshëm në Europë, të pranohet në Shqipëri, - theksoi në fund Vasili. - Korrupsioni që luftohet në Gjermani, ashtu do të luftohet edhe në Shqipëri. Pra, nuk mund të ketë standart tjetër  për Shqipërinë si vend i i botës së tretë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd01/03/2019 09:26

LSI eshte bande. Nga ata mund te presesh vetem pergjigje banditesh.

Daj Jaku28/02/2019 14:41

O Petrit. E kanë ngrënë çorbën këta. Paratë e drogës tashmë i kanë depozituar në parajsat fiskale. Tashmë vijnë në Shqipëri për të arkëtuar këstin e rradhës.

Shto koment

Denonco