Armiqtë dhe Miqtë e Erion Veliajt

Armiqtë dhe Miqtë e Erion Veliajt

18:13, 30/04/2024
A+ Aa A-

Nga Bledian Koka

Propaganda e Erion Veliajt ka shpërndarë sot një njoftim për mediat duke sqaruar një postim të tij në Ëhatsup ku duke cituar Ruzveltin shkruan "Kërkoj të më gjykoni nga armiqtë që kam bërë" dhe duke e shoqëruar atë edhe me një fotokolazh të figurave për të cilët Veliaj i konsideron tashmë si ARMIQ!

Më pas, gjatë logoresë së mbajtur online me mumje-këshilltarët bashkiakë të PS, nisi të përmendte edhe nderet që iu paskan kërkuar në këmbim të heshtjes nga "armiqtë" por nuk e zgjati shumë se i ra narrativa aty për aty!.

Isha kurioz të dëgjoja se çfarë i kam kërkuar vetë, por sigurisht "personi nën hetim" i SPAK nuk e zgjati shumë se e di fare mirë ca përgjigje ka marrë nga unë sa herë është ofruar të blejë "heshtjen' time!

Pas padisë që më ka bërë mua për shpifje, gënjeshtari më i madh në Tiranë, fakti që më ka renditur mes armiqve të tij publikë është NDERI I 2-të më i madh që mund të më rezervonte!

Vetëm se ka një gjë shumë të rëndësishme! Njeriu përpara se të gjykohet nga armiqtë që bën, vlerësohet nga MIQTE që ka!.

Sot MIQTË e Erion Veliajt, Taulant Tusha, Redi Molla, Maringlen Qato, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, janë sa në burg e sa në kërkim për vjedhje ordinere të miliona eurove të qytetarëve shqiptarë!

p.s...falë Zotit unë nuk kam miq të tillë, unë sot me krenari jam ARMIK..., ARMIK I ERION VELIAJT!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco