Studiuesi Taulant Muka, i cili pat mbajtur dhe postin e ish zvministrit të arsimit të Ramës, iu bashkua protestës sot në mbrëmje para kryeminitrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Në fjalimin e tij në podium Muka tha se Rama e qeveria e tij kanë shkatërruar arsimin dhe larguar rininë nga Shqipëria.
Muka i dha zemër të rinjve protestues të vijojnë të jenë në shesh për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.
Fjala e Taulant Mukës
Jam Taulant Muka, shkencëtar dhe punoj jashtë. Mora avionin e erdha për tju bashkuar siç ju bashkova në protestën e studentëve në 2018. Arsimi është plaga e këtij kombi. Ata na kanë shkatërruar trurin. Këtë komb po e shkatërrojnë gjithnjë e më shumë duke e mbajtur peng arsimin. A e dini që në vitin 1300, Durrësi ka pasur një universitet. Po po, në vitet 1300! Ne nuk jemi një popull që ndërtojmë mure, ne kemi qenë një popull që kemi ndërtuar universitete, kemi ndërtuar dije, dhe na e kanë shkatërruar arsimin, dhe na kanë hequr dijen.
Ka ardhur koha që në shkolla dhe universitete të zgjedhim një çetë intelektuale që i përgjigjet zhvillimit të shkencës. A e dini ju, sepse kryeministri dhe kjo qeveri thotë me 4 miliardë dollarë do zhvillojmë investime.
Janë 1.1 milion shqiptarë të larguar në 10 vitet e fundit. Vetëm arsimimi i tyre kushton mbi 15 miliardë dëm ekonomik, përtej shpirtrave të atyre që vuajnë në emigrim!
A e dini ju që Serbia vetëm në vitet e fundit ka marrë mbi 900 milionë euro për të zhvilluar kampuse universitare, për të zhvilluar shkencë. Ndërkohë që vendi jonë vetëm 20 milionë euro! Pra, shumë më pak.
Unë dua t'ju bëj një pyetje të gjithëve ju këtu.
Në qoftë se keni një motër, një vëlla, një shok, shoqe, që ju është larguar në 5 vitet e fundit, ju lutem ngrini duart! Ja, ky është produkti i këtyre 36 viteve të kësaj qeverisje. Është largimi i të rinjve, largimi i potencialit të zhvillimit të shoqërisë, largimi i të ardhmes! Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojmë.
Gjenerata Z është shumë e pranishme këtu. Dhe Gjenerata Z mund të ngrejë duart! Shikoni sa shumë janë! Këta prapa janë 36 vite, historia e kaluar. Ju keni të ardhmen. Dhe ne sytë tani i kemi nga ju. Faleminderit! Faleminderit që jeni këtu dhe që na ngritët zemrat. Vazhdoni, vazhdoni, mos harroni, arsimi është e ardhmja!
© SYRI.net