Zgjidhet kryetari i ri i PD-së në Lushnje

Zgjidhet kryetari i ri i PD-së në Lushnje

20:55, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit 2025, Gentian Çela është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Lushnjë, në një proces të brendshëm të zhvilluar së fundmi në këtë strukturë lokale të partisë.

Çela ka dalë fitues me 270 vota, perballe rivalit te tij Julian Meço i cili ka marrë 221 vota. 

Çela ka qenë kandidat i PD-së në zgjedhjet e kaluara të vitit 2025 në listë të hapur, ku ka marrë rreth 7,800 vota, duke u renditur ndër emrat më të votuar në zonë.

Ai njihet gjithashtu për një karrierë të gjatë në sport, duke qenë ish-futbollist i ekipit të Lushnjës nga viti 2002 deri në vitin 2018, ku nga viti 2006 ka mbajtur edhe detyrën e kapitenit të skuadrës.

Në aspektin profesional, Çela është jurist dhe ka mbajtur disa funksione publike dhe administrative, përfshirë detyrën si ish-jurist në Posta Sh.A., ish-inspektor i Shërbimit të Provës, si dhe ish-inspektor në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Zgjedhja e tij në krye të PD-së në Lushnjë vjen si pjesë e riorganizimit të strukturave lokale të partisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco