Pasi përçmoi SPAK, Veliaj kyçet në internet dhe derdh përroin e tij psiqik ndaj gazetarëve dhe medias

Pasi përçmoi SPAK, Veliaj kyçet në internet dhe derdh përroin e tij psiqik ndaj gazetarëve dhe medias

17:51, 30/04/2024
A+ Aa A-

I kyçur në mbledhje on line të Këshillit Bashkiak, hajduti më i zi që ka patur kryeqyteti shqiptar në gjithë historinë e tij, ka derdhu përroin e tij psiqik përballë të nënshtruarve të tij të kyçur në internet.

Ka pranuar vetë se e ka shtyrë ai dhe kyçur ai mbledhjen në internet, duke shmangur vajtjen në bashki nga frika, Erion Veliaj ka treguar fytyrën e tij të vërtetë ndaj mediave dhe gazetarë duke i sharë e ofenduar si një rrugaç. Veliaj është damkosur disa herë si armik i medias së lirë, kujtojmë këtu sulmet ndaj gaztares Ola Xama, paditë ndaj gazetarit të Syrit, Bledian Koka për një pyetje etj.

Është i vetmi kryebashkiak në Europë ndaj të cilit reagojnë kundër të gjitha organizatat botërore që merren me lirinë e medias. 
Mos harrojmë që shqiptarët janë të detyruar të paguajnë Beketin 130-milionë euro vetëm për shkak të Erion Veliaj, pasi media e tij, Agon Channel i kërkoi llogari për dasmën super të shtrenjtë në Kalanë e Gjiroskastrës.

Pas sulmeve të zakonshme ndaj opozitës, të cilën nuk e kontrollon dhe kon dot Erion Veliaj, siç është mësuar deri tani, ka përsëritur para njerëzve pa zë (këshillitarëve të mazhorancës) ka lëshuar gojën, por njëkohësisht i ka treguar dhëmbët edhe Edi Ramës, kur ka thënë se unë nuk lëviz nga bashkia Tiranë.

Nga faqja në Facebook ku po derdh përroin e tij psiqik, Erion Veliajn nuk po e ndjekin as patronazhistët të gjithë, pasi on line ka vetëm 198 veta, kur mendon ushtrinë e tij të patronazhistëve, nuk janë as 1% sufllaqexhinjve të tij nuk po e ndjekin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco