Alimehmeti: Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar! Çfarë po ndodh është kauzë e të gjithëve

20:16, 21/05/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte pjesë e protestës qytetare të ditës së 141 në mbështetje të liderit të Opozitës, Sali Berisha.

Alimehmeti tha se nga gjithë zhvillimet e fundit politike në vend tregojnë se është kauzë e të gjithë shqiptarëve.

Ai u shpreh se drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar.

“Drejtësia e  vonuar është drejtësia e munguar. 3 vite e gjysë që nuk jemi askund. Prej 141 ditësh një deputet i zgjedhur, kryetar i Partisë Demokratike, kryetari i Opozitës së Shqipërisë është në arrest shtëpie. Për cilën akuzë? Ngrejeni auzën, çojeni në gjykatë, jepini gjykim ose lëreni të lirë Dr.Berishën. Nuk ka rrugë të mesme.

Kemi njerën që kanë dhënë 17 VKM në një ditë të cilët SPAk-u nuk i sheh, të cilët nuk gjykohen, të cilët qënkan për shpërdorim detyre. Gjykohen në gjendje të lirë. Duhet ta kemi shumë të qartë. Drejtësia nuk vjen vetë, drejtësia merret” tha Alimehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco