Veliaj online në këshillin bashkiak: Dëshmova tek SPAK, një organizatë e disiplinuar e PS-së

Veliaj online në këshillin bashkiak: Dëshmova tek SPAK, një organizatë e disiplinuar e PS-së

18:07, 30/04/2024
A+ Aa A-

Pasi ndejti 8 orë në SPAK ku është marrë në pyetje në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve, Erion Veliaj i është bashkuar online mbledhjes së këshillit bashkiak të Tiranës.

Duke folur në mbledhje, Veliaj vazhdoi me të njëjtën gjuhë edhe kur doli nga SPAK.

SPAK-un Veliaj e cilësoi si një organizatë të disiplinuar të PS-së, ndërsa prokurorët dhe oficerët e BKH-së i cilësoi si kolegë socialistë.

‘Forca jonë politike po bën institucion.

Pashë një organizatë të disiplinuar, pashë një organizatë të mençur, pashë staf të Republikës së Shqipërisë që me votën e PS-së dhe me buxhetin e PS-së, ka arritur të ndërtojë një institucion për tu pasur zili.

Takon njerëz të përgatitur me pyetjet, që njohin kronologjinë e ngjarjeve, bëjnë pyetje të sakta.

Sqarova çfarë gjeta në bashki e Lul Bashës me 37 euro toni, e nuk po e akuzoj atë sepse ishte projekt i IFC-së dhe Bankës Botërore.

Unë e shijova vërtetë si një eksperiencë profesionale, mënyrën se si komunikova me kolegët e SPAK, por unë dua të inkurajoj Altin Dumanin, skuadrën e tij, që të ecin vetëm përpara. Ne mund të mërzitemi, kur ka kolegë që të sqarojnë gjëra, por vetëm duke i sqaruar mund të ecim përpara’, tha Erion Veliaj duke folur në mbledhjen online të këshillit bashkiak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco