Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Blushi thirrje Veliajt nga protesta: Nuk ka Zot të shpëtojë prej zemërimit të popullit, dil dhe përballu

Blushi thirrje Veliajt nga protesta: Nuk ka Zot të shpëtojë prej zemërimit të popullit, dil dhe përballu

18:11, 30/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha në fjalën e tij para protestueve në Bashkinë e Tiranës se qyetetarët, ashtu siç nuk janë ndalur me protestat e tyre, nuk do e bëjnë deri në rrëzimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Blusi i bën thirrje Veliajt të paraqitet sepse fundi i tij është tashmë i ditur.

“Jemi këtu për të disatën herë për të protestuar kundër një kryehajduti që doli sot me mbathjet e mbushura në dyert e SPAK-ut. Është ky lepurush që nuk guxon të vijë e të përballet me popullin dhe përdor këta djem dhe vajza të policisë për tu përballur në vend të tij. I bëj thirrje për të disatën herë Erion Veliajt: mos u fshih mbrapa këtyre djemve sepse nuk ka zot që të shpeton nga zemërata e popullit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco