Protesta/ Revolta qytetare kundër hajdutit Veliaj, tymyese dhe zjarr ndaj ‘folesë’ së grabitësve

Protesta/ Revolta qytetare kundër hajdutit Veliaj, tymyese dhe zjarr ndaj ‘folesë’ së grabitësve

18:05, 30/04/2024
A+ Aa A-

Revoltë qytetare kundër hajdutit Erion Veliaj. I kapur në vjedhjen e 30 mln eurove përmes një skeme tipike mafioze si ajo ‘5D’, qytetarët kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës, e kthyer në një fole të grabitësve me kollare, duke kërkuar largimin e kryebanditit Erion Veliaj.

Gjatë protestës janë hedhur tymuese dhe molotov, si një shenjë revolte, ndaj një hajduti që vijon të qëndrojë në zyrën e Kryebashkiakut.

Sot Veliaj u paraqit në SPAK, atje ku theu rekordet e deritanishme të qëndrimit të një zyrtari para hetuesve, duke kaluar plot 8 orë, duke dhënë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku ka vjedhur 132 mln euro, dhe 60 mln të tjera nga dherat, pra në një total 192 mln euro, pa përfshirë këtu 30 mln euro që I ka grabitur përmes ‘5D’.

Ndaj, kundrejt mbi 220 mln eurove të grabitura nga një hajdut që qëndron në zyrën e Kryebashkiakut, ajo revoltë qytetare, qoftë edhe me molotov, është tërësisht e përligjur.

Qytetarëve u janë vjedhur taksat, ndërkohë që kanë ujin me orar në banesat e tyre. Qytetarëve u janë vjedhur taksat, ndërkohë që mungojnë shkolla, kopshte e çerdhe, qytetarëve u janë vjedhur taksat, ndërkohë që Veliaj, me sjelljen e tij sfidon ligjin, dhe çdo banor të kryeqytetit.

Fotot e mëposhtme të fotoreporterit Felix Bilani tregojnë një nga momentet e protestës,   

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco