16 shkurti/ Lubonja: Unë jam me protestën; çuditem si ky popull duron akoma

16 shkurti/ Lubonja: Unë jam me protestën; çuditem si ky popull duron akoma

18:39, 11/02/2019
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja deklaron se e mbështet protestën e opozitës më 16 shkurt dhe beson se pjesëmarrja do të jetë e lartë për shkak se shumë njerëz janë goditur nga Qeveria e Edi Ramës.

Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se ndihet i çuditur sesi shqiptarët po durojnë kaq shumë, ndërkohë që këtë nënshtrim po e shfrytëzon kryeministri Rama.

‘Unë kam parë që ka një përpjekje për t’i mobilizuar njerëzit, për të patur një masë të madhe njerëzish në shesh. Mendoj se do të ketë njerëz jo vetëm për shkak të këtij mobilizimi, por edhe sepse ka një shtresë njerëzish që janë goditur.

Unë çuditem sesi ku popull duron akoma. Ky popull ikën. Këtu abuzohet me nënshtrimin e madh të këtij populli. Jam me protestën padyshim. A do të jetë e dhunshme apo jo, nuk e di’, tha ai.

Sipas Lubonjës, ka dy mënyra se si mund të organizohet kjo protestë: ‘ose do të jetë si shumë të tjerat, ose do të jetë e vazhdueshme duke detyruar këtë kryeministër të ikë.’

Më tej, ai shtoi: ‘Kemi një arrogancë të paparë. Kemi një kryeministër që u thotë të gjithëve qen, opozitës dhe njerëzve. Nëse dhuna nuk vjen më 16 shkurt, do të vijë nesër, me këto mend që ka Edi Rama me shokë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I besdisuri nga kjo qeverisja (90-19)16/02/2019 09:51

Zoti Lubonja me jep nje arsye te vetme qe te mendoj se po te heqim Edin edhe te vije Luli (i cili e ka kaluar tashme testin e cilesise) do behet me mire?

Arber12/02/2019 10:41

Kesaj i thone cohu priift te ulet Hoxha. Deri sa ishte Berisha ne pushtet analistet thoshin "te bashkohen gjithe qelbesirat vetem te rrezojme e shpetojme nga Berisha, se me keq se ky nuk ka". Sot prape i kerkojne popullit te cohet. Per cfare? Qe te vije ne pushtet konja e Berishes Basha? Apo te vije Mona gruaja e kryehajdutit te Shqiperise Meta? Derisa nuk ka alternative te besueshme, populli te rrije ne shtepi e te haje bukevale e te fleje gjum rehat.

shqiptar11/02/2019 21:00

Bën shumë mirë Lubonja që më së fundi deklaron se do të mbështesë opozitën në këtë protestë, duke lënë mënjanë cilësimet përgjithësuese për të gjithë politikanët si "banditë" Për një gjë nuk jam dakord me te e shumë zëra të tjerë që i fryjnë modelit të dhunës në protesta. Ka një realitet sot në Shqipëri që përveç kontigjenteve kriminale të mafies së drogës, kjo qeverisje solli në drejtësi e në forcat e sigurisë, polici e SHISH edhe pjesën më të inkriminuar të nomenklaturës komuniste.ish oficerë e juristë të sigurimit famëkeq.. Nga ana tjetër kemi një pjesë të madhe të qytetarëve të frustuar, si ish të persekutuarit e shumtë nga diktatura enveriste, ashtu edhe nga një masë të madhe të qytetarëve të varfër e diskriminuar nga qeveria aktuale mafioze.. Në këto kushte, një protestë e dhunëshme mund të eskalonte në përplasje me viktima të shumta. Boll ka pësuar Shqipëria gjithë ato humbje të jetës nga diktatura e nga revolucioni bollshevik i 97-tës. Rruga më e drejtë për rrëzimin nga karrigja kryeministrore Ramën, është organizimi i protestave të vazhdueshme qoftë edhe paqësore, por duke kaluar në mosbindje kombëtare deri në greva të përgjithëshme për të paralizuar tërësisht këtë qeverisje. E bënë gabimin studentët që nuk dolën që në fillim me kërkesën për largimin e Ramës si kryeministër, e ai arriti ta mbysë protestën e tyre. Nëse rrugët e qyteteve shqiptare do të mbushen vazhdimisht me protestues , duke bllokuar çdo veprimtari qeveritare e me thirrjet "Rama ik", nuk do të ketë rrugë tjetër ai veç dorheqjes. Çdo ndërprerje e protestave pas 16 shkurtit, do të çojë në dështimin e tyre.e Ramën do ta shohim të zgërdhihet me harbutëri akoma si kryeministër.

t11/02/2019 18:58

pse cuditesh o fatos,a nuk qe ky popull qe e duroi E.H.per 45 vjet dhe ne 91 mezi i doli narkoza.Por rama e ka hak te terhiqet zvarre i gjalle,por eshte kjo klase politike qe nuk te ngjall besim,por nqs ramen e terheqin zvarre per se gjalli,atyre qe do vine pas tij,duhet tu vleje si mesim qe do e pesojne me keq nqs do e zhgenjejne perseri kete popull

Shto koment

Denonco