Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Angjeli në krye të KLSH?! Përgjigjet Ilir Meta: Propozimet e presidentit nuk synojnë sundimin e shumicave!

Angjeli në krye të KLSH?! Përgjigjet Ilir Meta: Propozimet e presidentit nuk synojnë sundimin e shumicave!

12:09, 11/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i pyetur sot nga gazetarët nëse deputeti socialist Anastas Angjeli do të jetë kandidatura e tretë e vërtetë në krye të KLSH-së, u ka dhënë një përgjigje diplomatike gazetarëve: “Zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit...synojnë forcimin e sundimit të ligjit në këtë vend dhe jo të sundimit të shumicave.”

Pyetje: Mazhoranca ka rrëzuar dy kandidaturat tuaja për kreun e lartë KLSH-së. Është përfolur se Anastas Angjeli do të jetë në këtë post. A do të jetë ai kandidatura e tretë e vërtetë?

Meta: Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të Republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në këtë vend dhe jo të sundimit të shumicave.

Pyetje: Zoti President, si e shikoni vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, që e zhbën vendimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe e dënon atë me 25 vite burg?

Meta: Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të BE-së, z. Soreca dhe KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihet në lëvizje për të vlerësuar , verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar11/02/2019 14:21

KLSH është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që mund të kontrollojë qeverinë qëndrore e qeveritë lokale për shkelje të ligjshmërisë e veprime korruptive e kjo e bën të domosdoshme kërkesën që në krye të këtij institucioni të zgjidhet një personalitet profesionist që nuk ka asnjë lidhje partiake. Z.Meta nuk ka sepse ti shmanget pyetjes që i është drejtuar duke dhënë përgjigje të pa kjarta. Jo vetëm "i mazhorancës" partiake por personi që duhet të zgjidhet në këtë post duhet të mos i përkasë asnjë partie politike, njëlloj si drejtuesit e lartë të drejtësisë.

Shto koment

Denonco