Haradinaj: Deklaratat e Vuçiç për kufijtë e Kosovës, janë sulm i hapur

Haradinaj: Deklaratat e Vuçiç për kufijtë e Kosovës, janë sulm i hapur

14:51, 08/02/2019
A+ Aa A-

Ramush Haradinaj ka reaguar në faqen e tij në facebook pas disa deklaratave të Presidentit serb Vuçiç gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës.

“Këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, shkruan Kryeministri Haradinaj.

Ja postimi i tij i plotë:

Deklaratat e fundit kërcenuese, agresive dhe luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të dhëna dje me datë 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
 
Këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
 
Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
RH

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tAlb008/02/2019 15:44

Z Haradinaj Kryeminister i Kosoves nuk duhet te habitesh nga dekleratat e Vucicit ,pasuesit te Milloshovicit se nuk njeh kufijte e Kosoves. Kjo eshte arsyeja qe Kosova te mos ulet ne bisedime me Serbet sa kohe nuk njohin kufijte e shtetit te pamvarur te Kosoves.

I deleguari08/02/2019 15:22

I qenka prishur qejfi keq ketij Vucicit, se nuk pranon Kosovo të marri Luginen e Presheves . Nuk dashka t’i njohe kufit e Kosoves po nuk moren edhe keto treva. keshtu vertetohet edhe profetesia e argateve qe të perfundoje sa me shpejt marreveshja,se keto “shanse” vijne nje here ne 100 vjet dhe nga ana tjeter edhe Vuqiqi nuk na merzitet!

Shto koment

Denonco