'Bardhi shumë i saktë në procedurë - Xibraka është e regjistruar dhe SPAK është i obliguar ta hetojë Olsi Ramën'

'Bardhi shumë i saktë në procedurë - Xibraka është e regjistruar dhe SPAK është i obliguar ta hetojë Olsi Ramën'

10:22, 26/04/2024
A+ Aa A-

Në fakt, SPAK-u e di shumë mirë që për çështjen e Xibrakës ka një pjesë të pezulluar të çështjes dhe faktet e reja, siç janë këto të sistemit TIMS etj. etj. targat e makinave, këto e obligojnë SPAK-un të revokojë vendimin e pezullimit dhe  të vijojë hetimet.

Avokati i mirënjohur Genc Gjokutaj ka zbuluar sot të vërtetën që fshihet pas vendimit të SPAK-ut për të mos pranuar kallëzimin e Olsi Ramës kundër Gazment Bardhit dhe spekulimin e qëllimshëm që është bërë duke pretenduar se Bardhi nuk kishte kryer kallëzim.

Av. Gjokutaj deklaroi se kreu i Grupit parlamentar të PD, Bardhi, ka qenë shumë i saktë në procedura, pasi procedimi është i regjistruar dhe atij nuk mund t’i mbivendoset kallëzim. Për rrjedhim,  SPAK-u ishte i detyruar t’i vijonte hetimet për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Pyetja që iu bë avokatit sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV ishte e drejtpërdrejtë dhe përgjigjja, po ashtu.

Kafe Shqeto: Z. Gjokutaj. Vendimi i SPAK-ut dje, që nuk ka marrë parasysh kallëzimin e bërë nga Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, përsa i takon kallëzimit të bërë ndaj Gazmend Bardhit, kreut të Grupit parlamentar të PD, me pretendimin se nuk ka një kallëzim. Si e komentoni këtë vendim të SPAK-ut?

Av. Gjokutaj:  Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që është propaganduar si nga SPAK-u, ashtu edhe nga zoti Rama. Kallëzimi i rremë, si kallëzim i zotit Olsi Rama, është fakt që është depozituar por nuk është fakt pjesa tjetër që zoti Bardhi ka bërë kallëzim, sepse zoti Bardhi dhe dua ta përshëndes, procedurialisht ka qenë shumë i saktë, ai nuk ka depozituar një kallëzim në SPAK, por ka bërë një informim me prova shtesë dhe ka kërkuar edhe informacion nga SPAK-u, sepse në fakt ai procedim i tillë është i regjistruar dhe nuk mund të mbivendoset një kallëzim mbi një çështje të filluar dhe të pezulluar më mbrapa për të njëjtin objekt.

Kështu që SPAK-u i ka bërë një shërbim shumë të madh Ramës sepse Rama pikërisht mbi bazën e kësaj ka ngritur gjithë tymnajën e tij dje në prononcimin që ka bërë për mediat, kur iu turr Bardhit dhe opozitës e cila e paska bërë gjithë këtë histori.

Në fakt, SPAK-u e di shumë mirë që për çështjen e Xibrakës ka një pjesë të pezulluar të çështjes dhe faktet e reja, siç janë këto të sistemit TIMS etj. etj. targat e makinave, këto e obligojnë SPAK-un të revokojë vendimin e pezullimit dhe  të vijojë hetimet.

SPAK-u, as më shumë dhe as më pak, ka thënë që po bëjmë mos-fillim për kallëzimin e zotit Olsi Rama për arsye se zoti Bardhi nuk ka depozituar kallëzim, duke dhënë mesazhin që ajo çështje, në lidhje me atë episod, nuk ka as kallëzim nga Bardhi dhe nuk ka çështje.

Në fakt, çështja është se e ka detajuar z. Bardhi, është 355/1 e vitit 2016, pra që është pezulluar për këtë pjesë.

Kjo është e gjithë historia rreth këtij kallëzimi, të cilin zoti Rama në këtë periudhë të vështirë për të dhe të një sulmi frontal që ka nisur ndaj opozitës, por tashmë me një taktikë (nëse e ka të tijën apo të rekomanduar,  taktikë tepër të gabuar) duke sulmuar edhe mediat ndërkombëtare që kanë bërë edhe reagimin e tyre në lidhje me prononcimin e zotit Rama dhe të gjitha çështjet - pasi dokumentari (Hot)spot Albanese i emisionit Report të RAI3 nuk përmend vetëm çështjen e Xibrakës dhe lidhjen e zotit Olsi Rama, vëllait të kryeministrit në lidhje me këtë ngjarje, por ngre një sërë çështjesh - ka ngritur një “puzzle” të tërë dosjesh, të cilat krijojnë mjaftueshmërisht dhe tej çdo dyshimi, implikimin e kryeministrit tonë në këto afera.”/ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco