Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Manjani: Denoncimi publik i Bardhit për Olsi Ramën është i kopsitur mirë

Manjani: Denoncimi publik i Bardhit për Olsi Ramën është i kopsitur mirë

10:10, 26/04/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Gazment Bardhi është deputet dhe jo kallëzues popullor. As kallëzues me pagesë.

Si deputet ai ka bërë një denoncim jo pa bazë dhe jo pa logjikë, referuar disa fakteve që gjenden në dosje hetimore të Prokurorisë së Shtetit. Denoncimi publik i deputetit ka referenca të sakta numrash të dosjeve dhe fraksionet përkatëse. Ka referenca datash e ngjarjesh. Ka referenca hyrjesh e daljesh nga sistemi TIMS.

Denoncimi publik është i kopsitur mirë dhe shumë i vështirë për të mos u konsideruar.

Deputeti ka bërë detyrën publike duke denoncuar me referenca në dokumente zyrtare dhe, nuk presupozohet të bëjë kallëzim për një çështje që zyrtarisht është e hapur.

Deputeti thjesht vë në dukje pse nuk plotësohet ajo dosje me fakte të tjera dhe të dërgohet për gjykim.

Një deputet e ka për detyrë kushtetuese të kërkojë hesap prokurorisë për këtë gjë.

Në këtë kuptim deputeti s’ka pse të jetë kallëzues, pra të bëhet me zor palë në një proces hetimor që është në ngarkim të dikujt tjetër. Duke u bërë palë me një kallëzim do të ndihmonte të sfumonte dosjen reale "Xibraka".

Prokuroria ka barrën publike të na tregojë sa më shpejt, mundësisht me kërkesë për gjykim dhe me persona nën akuzë, se ç'ka bërë me këtë dosje që ka denoncuar deputeti.

Këtë njoftim presim nga Prokuroria, jo kallëzimet e personave nën hetim apo të pandehurve të mundshëm në dosjen ende të hapur "Xibraka".

Kallëzimi kundër Gaz Bardhit për të treguar që ky s’ka bërë kallëzim është tautologji pa bukë. Zë lajmet për vetëm gjysëm ore dhe kaq.

Pastaj, këta të marrin edhe të pandehur e të dënojnë për kallëzim të rremë edhe pa bërë kallëzim. Shihni rastin kundër deputetit Ervin Salianji...

Pra qëllimi nuk ishte ndëshkimi i Gaz Bardhit, por sfumimi i çështjes "Xibraka" që bën muuuuuu.

Kur qelbesh në pushtet, sa më i gjatë të jesh aq më të vogla i bën lojërat.

Sa më gjatë të rrish i qelbur në pushtet aq më kalama bëhesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco