VIDEO/ Bushati: SPAK do bëjë se çfarë do urdhërojë Rama! Ahmetaj-Beqaj, modelet se si SPAK bën ‘drejtësi’ për Veliajn

21:17, 06/05/2024
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit të drejtësisë së re dhe dosjet hetimore për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, si afera e inceneratorit dhe ajo e 5D.

Bushati theksoi se ‘SPAK do bëjë se çfarë do urdhërojë Edi Rama dhe nqs Ramës i intereson goditja e Veliajt, SPAK do bëjë njësoj siç bëri me Arben Ahmetajn, nqs Ramës i intereson mbrojtja e Veliajt, SPAK do bëjë siç bëri me Ilir Beqajn’.

‘Kemi një lloj tolerance aq më tepër se kur deshën Arben Ahmetajn, i futën hetim pasuror i matën dhe sapunin dhe komodinat, dhe deri tani për Veliajn as nuk çohet në mendje që të bëhet një hetim pasuror’, u shpreh Bushati.

Bushati: Mendoj se nuk ka SPAK. SPAK do bëjë se çfarë do urdhërojë Edi Rama. Nqs Ramës i intereson goditja e Veliajt, SPAK do bëjë njësoj siç bëri me Arben Ahmetajn, nqs Ramës i intereson mbrojtja e Veliajt, SPAK do bëjë siç bëri me Ilir Beqajn. Pra i kemi tashmë dy modele, që kë do Rama SPAK bën ‘drejtësi’ dhe kë nuk do Rama, SPAK e mbron. Deri tani duket se Rama nuk e ka lëshuar Veliajn dhe prandaj SPAK është shumë i butë me Veliajn. Ta thërrasësh Veliajn vetëm para një jave, që këtu tregohet se ku jemi. Të bësh dosjen e Bashkisë së Tiranës pa e përmendur Erion Veliajn për inceneratorët, dhe nga ana tjetër e përmend 11 herë te dosja e Arben Ahmetajt, sepse Arben Ahmetaj nuk e ka ndaluar Erion Veliajn të eci me inceneratorët, është absurde.

Kemi një lloj tolerance aq më tepër se kur deshën Arben Ahmetajn, i futën hetim pasuror i matën dhe sapunin dhe komodinat, dhe deri tani për Veliajn as nuk çohet në mendje që të bëhet një hetim pasuror dhe në fakt shumë mirë që nuk bëhet se do bëheshin shumë nga ‘mantenutat’ e Tiranës fatkeqe nqs bëhej ky lloj hetimi pasuror. Por deri tani jemi te dy standardet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco