VIDEO/ Vangjeli: Vjedhjet në bashkinë e Tiranës të frikshme, SPAK të sekuestrojë pasuritë

21:10, 06/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të komentuar veprimet e kryera nga SPAK ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte analisti Lorenc Vangjeli.

Vangjeli është shprehur se SPAK do të duyhet që të kryej një hetim pasurorë dhe të gjitha paratë e vjedhura nga kreu i bashkisë së Tiranës të kthehet në xhepat e qytetarëve.

"Në mënyrë absolute si qytetar dhe si bashkëxhepndarës së bashku me ne dhe secili nga ne u është futur një dorë diku me thellë e diku më pak mezi pres që të ketë drejtësi për këtë çështje.

Madje me këtë stilin  ri i cili është i hershëm në perëndim përpara se ti marrin shpirtin në kuptimin figurativ duhet ti marrin qindarkë për qindarkë atyre që na kanë grabitur.

Bëhet fjalë për një shifër të frikshme parash të fshehura dhe nga bindja jonë që kjo është vërtetë dhe nga vërtetimi i këtyre fakteve është një rrugë e gjatë por do të dua që këto pasuri të kthehen në apartamente sociale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco