Kim Mehmeti: Kush e merr seriozisht në Perëndim një kryeministër që thotë ‘gruas sime ia…’

Kim Mehmeti: Kush e merr seriozisht në Perëndim një kryeministër që thotë ‘gruas sime ia…’

10:50, 02/02/2019

Publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, ka mbatur një qëndrim të ashpër ndaj deklarimve te fundit të kreut të qeverisë shqiptare.

Në një intervistë për gazetën Mapo, ai shpreh dëshpërimin e tij se diskutimet për ndarjen e Kosovës vijnë për shkak të paaftësisë së burrave të shtetit që drejtojnë në vendet shqiptare.

“Shqiptaria dhe Kosova janë në duart e burrështetasve, të cilët të qenit pushtetarë e barazojnë me të qenit pronar i popullit dhe i vendit dhe andaj, sillen siç sillet Presidenti i Kosovës, i cili aq e nënvlerëson inteligjencën kolektive, sa paturpshëm pohon diçka thuajse absurde: se Serbia nuk e njeh Kosovën vetëm pse ajo nuk pranon ta marrë Luginën e Preshevës!”

Sipas tij, askush në Perëndim nuk e merr seriozisht Ramën.

“Duhet të jesh mbi mesataren idiot që të besosh se rishikimi i kufijve do u sjellë diçka të mirë shqiptarëve. Posaçërisht në rrethana kur mëmëdhe Shqipëria drejtohet nga burrështetas që vendin e kanë shndërruar në atdhe të krimit dhe nëntokës politike.

Madje, ngutja e disa qarqeve perëndimore dhe serbe, që sa më shpejt të arrihet marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, ka të bëjë edhe me nuhatjen e tyre se shqiptarët janë defaktorizuar dhe asnjëherë nuk kanë qenë më të dobët politikisht.

Sa u përket tensioneve në qeverinë shqiptare, ato nuk kanë të bëjnë as me interesin e Kosovës, as me atë të Shqipërisë, por me perversitetin e një Kryeministri që deputetëve u thotë: ‘gruas sime ia ngrënçi atë që nuk thuhet’!? Apo që i përqesh njerëzit me të meta fizike? Dhe, vallë, mund të besojë ndonjëri se një Kryeministër të tillë do e marrin seriozisht burrështetasit perëndimorë?! Apo se mund t’i mbrojë interesat mbarëkombëtarë një kryeministër që nuk ai del të komunikojë njerëzishëm as me deputetët e Kuvendit të shtetit që drejton? Dhe, a mund të besosh se interesat e shqiptarisë mund t’i mbrojë një Kuvend si ai i Shqipërisë, e ku deputetët merren me punët e shtratit të njëri – tjetrit dhe ku përdorin fjalor nga i cili do turpëroheshin edhe pronarët e ndonjë shtëpie publike!?”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar05/02/2019 11:59

Pikërisht me revolucionin bollshevik të 1997 që risolli në pushtet punistët, Shqipërija mori të tatëpjetën or dajë!. Pikërisht në 1998 Fatos Nano mori nga nën urat e Parisit Edi Ramën "me thoj të pa prerë e kokë të palarë", siç ka deklaruar publikisht vetë ai, dhe ju a bëri peshqesh shqiptarëve në fillim si ministër (anti)kulture e mandej si kryetar bashkie. Ka 20 vjet që komunistët komendojnë piramidat e 97-ës si vepër të Berishës. Nuk i ngriti Berisha ato piramida po ishin strukturat e ish sigurimit që i sajuan për të diskretituar sistemin demokratik pluralist. Është e vërtetë që Berisha gaboi duke i konsideruar ato firma piramidale si një dukuri e tregut të lirë kapitalist e si krijimin e bankave të para private në Shqipëri, e këtë gabim ai e ka pranuar publikisht.. Por nëse në 97-tën shqiptarët u gabuan që futën paratë e tyre në ato piramida dhe i humbën ato, duke zbritur një shumë të vogël që ju kthye, e shumta humbjet ishin rreth 300 milion dollarë. Sa para ju janë vjedhur shqiptarëve nga qeveria kriminale e Ramës në këto 5 vite me taksa e mbitaksa e me koncesione kriminale ? Pesëfishi i parave të humbura në 97-tën. Mos të harojmë se në 97-tën, dëmet që shkaktuan bandat e "vullnetarëve të Enverit" me shkatërimin e bankave e institucioneve shtetërore për të risjellë në pushtet ish Partinë e Punës, si vlerë në para, ishin sa trefishi i parave të humbura në piramidat. Vetëm me koncesionet për shëndetësinë, Rama ju vodhi shqiptarëve po aq para sa humbën nga piramidat. Ndonëse gjykata e arbitrazhit kishte kërkuar që kompania çeke ÇEZ ti kthente shtetit shqiptar mbi 400 milionë euro, mbas kontratës së prishur me te, ishte Edi Rama që për hir të miqësisë me socialistin çek Fyle e për të mbajtur pushtetin e tij, ja fali këto para çekëve duke ja vjedhur xhepave të taksapaguesve shqiptarë. I dhuroi këto para me premtimin e Fyles se Shqipëria do të pranohej në BE. Përfundimi as para e as integrim Por sa koncesione të tilla ka bërë ai e vazhdon të bëjë ? Ti mor dajë na e nis historinë e "kthesës së mbarë" të Shqipërisë në vitin 1998, pikërisht në ate vit kur antarët e ish Byrosë politike të PPSH, qeveria socialiste pasi i liroi nga burgu, i dëmshpërbleu për çdo ditë burgu si "të përndjekur politike". Mjafton me ate frazë të vetme ku vlerëson 1998-tën, i bën të pavlefëshme e hipokrite të gjithë gjoja kritikat që i bën qeverisë Rama.

toni02/02/2019 13:45

Duhet me u ringjallur shpirti i avni rustemit.per kto Esat pashatlijte e rijne qe drejtojne kombin tone,ndryshe me keq do shkoje fati i kombit tone .Car lind nga ulkonja ulkonje mbetet.duhet gjetur ilaci anti kulcedres sa nuk eshte von.

Sela02/02/2019 12:10

Po mire more kjo foto te ketij m..t kryeministri as ju duken pak qesharake ?! Ky keshtu dukej kur ishte mire me shendet d.m. th. ne kohe te diktatures qe jetonte ne bllok ! Tani nga medikamentet qe merr ka nje fytyre tjeter ! Ky djalka i kristaqit nuku eshte me keshtu! Apo eshte i biri , djali i te atit ?

vlonjat cam02/02/2019 11:36

Zoti Kim Mehmeti ju pershendes dhe vleresoj per mendimet e tuaja te here pas hereshme qe jepni per problemet tona mbare kometare. Eshte fatkeqsi qe keto troje pothuajse gjate gjithe historise i drejtojne shqipfoles te tille qe te vjen nevri t'i degjosh dhe jo me t'u besosh fatet e kombit ton. Besoj se asnjehere sa keto dy-tre dekadat e fundit shancet nuk kane qene me oportune per trojet tona, por pikerisht ne keto kohera bijne, nuk e di se si ,monstra te tilla qe na turperojne, per mos te thene me shume. Jam i binur se shqiptare si ti dhe si une jemi shume , me qindra mijera, por qendrimi yne ndaj tyre duhet te jete me i ashper. Duhet qe fatet e kombit ti marrim ne dhe qindramijerat e shqiptareve te ndershem dhe patriot kudo qe ndodhen, ndryshe te pranojme dekompozimin e ketij kombi.

Daj Jaku02/02/2019 11:12

Ke aq shumë të drejtë sa me na hy tmerri në palcë. Patëm një periudhë mbas vitit 1990, sidomos mbas 1998, kur menduam se rrota e historisë, më në fund, filloi të vërtitej sadopak edhe në favorin tonë. Mirëpo ishte iluzion. Këlyshët e komunistëve, pjellë e Serbisë, e çuan vendin keq e mos më keq, kurrë në histori kaq keq, mos më keq se edhe në kohën e diktaturës së verdullës, bëqirit të miladinit.

Shto koment

Denonco