Gashi braktis darkën me Thaçin, Limaj vazhdon

Gashi braktis darkën me Thaçin, Limaj vazhdon

22:52, 27/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka darkuar të dielën me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limajn dhe zëvendëskryeministrin Dardan Gashi.

Burimet e SYRI.net Kosova raportojnë se Gashi e ka braktisur takimin ku po bisedohet për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë dialogun me Serbinë.

Limaj e Thaçi, mësohet se e kanë vazhduar darkën, pasi Gashi është larguar. Takimi është mbajtur në një nga hotelet luksoze të Prishtinës, raporton SYRI.net Kosova.

Limaj e Gashi janë anëtarë të ekipit negociator të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç dihet Thaçi mbështet pazaret territoriale me Serbinë, por një gjë e tillë kundërshtohet nga kryeministri i vendit dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco