Kërcënohet vajza 13 vjeçare e Ilir Metës

Kërcënohet vajza 13 vjeçare e Ilir Metës

22:45, 17/01/2019

Monika Kryemadhi sapo ka bërë një denoncim publik tek Eni Vasili në “Open”, Top Channel.

‘Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.

Më tej ajo shprehet se Meta nuk do që të shprehet rreth kësaj çështje.

“Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike”, tha ajo.

“Jeta e një politikane mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndrojë LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp19/01/2019 12:40

Kjo nese eshte e vertete eshte e rende. Per bemat e prind(it)erve, nuk kane pse japin llogari femijet.Vetem kanuni udhezon keshtu. Por pyetja qe rendon si gur eshte: a keni depozituar ne prokurori nje kallzim penal per vajzen e kercenuar, meqenese vajza eshte nen kujdesin prinderor per shkak te moshes 13 vjeçare?.Provat jane telefonata apo imejli me te cilin eshte kercenuar vajza.Nese vajzes i ndodh gje, ju mbani pergjegjesi si prinder."Justifikimi qendron".Pse prokurorija nuk hap nje hetim kryesisht.Por edhe dyshimi se "dekllarata" juaj per kercenimin e vajzes, eshte retorike politike, qendron gjithashtu.Prokurorija nuk mund te leviz sipas trajektor(es)eve se gur(it)eve qe hedhin politikanet.

kristaq18/01/2019 09:01

Ne se eshte e vertete, sigurisht qe eshte kriminale. Por politikanet tane jane nga ata monstra qe perdorin edhe kalamajte e tyre kur e shohin veten ngushte.

Liri prej floriri.18/01/2019 01:03

Ouuuuu?! Na çudite?!

Loran shehu18/01/2019 00:05

Me fal qe po flas kshu por do them qe Ilir Metes ti rruajn karin kta zgjepsa qe e kercenojn

Shto koment