FOTO REPORTAZHI/ ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, protesta e studentëve që shkundi qeverinë

FOTO REPORTAZHI/ ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, protesta e studentëve që shkundi qeverinë

16:24, 01/01/2019
A+ Aa A-

Nisi si nje revoltë e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndertimit dhe me pas u shprenda në të gjithë Shqipërinë dhe në të gjithë shkollat e lartë në të gjithë vendin. E pak ditë më vonë u bashkuan me të edhe nxënës të shkollave të mesme, pedagogë dhe mësues në të gjithë Shqipërinë.

Studentë nga Tirana dhe rrethet bojokotuan universitetet dhe bllokuan rrugët qëndrore të kryeqytetit por edhe te rretheve duke paralizuar qarkullimin rrugor.

Protesta e studentëtve shqiptarë apo siç u cilësia nga opinioni publik “Dhjetori i Dytë” duket se shkundi nga themelet qeverinë e Rilindjes dhe dhe detyroi kreun e qeverisë të marrë masa drastike ne ndryshime ligjore por edhe ne ndryshimet në kabinet.

E përkrahur masivisht edhe nga protestues të tjerë antiqeveri levizja studentore solli në memorjen e shqiptarëve atë levizjen e madhe që rrëzoi regjimin diktatorial në vend. Thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” u përsëriten sërish, dhe pritet të degjohen sërish pas datës 7 Janar pasi studentët nuk kanë marrë asnjë lloj përgjigje të prerë për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Ndërkohë më poshte ne po japim me FOTO, publikon SYRI.net, atë se çfarë ndodhi në ditët e kësaj proteste madhështore. Jane pankartat më pikante të një proteste model që do të kthehet sërish pas pka ditëve.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Emri01/01/2019 17:40

    Po pra te kontrollohet nga inteligjenca artificiale e monopolizuar nga ata qe e futen shqiperine ne kete qorrspkak. Normale qe dali te thote kurbsn ai copa karit. I eshte mbushur mendja se vete i ka bere te gjitha. Ne te vertet edhe ato qe ka vjedhur eshye duke i bete gabim po nejse rroft evropa e inteligjences artificiale.

    Shto koment

    Denonco