Menjëherë pas konferencës së kryeministrit Rama ku paraqiti zgjidhjen e disa kërkesave për studentët, nga selia blu ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha.
Kryedemokrati u shpreh se Rama nuk ka asnjë plan dhe asnjë vullnet për të ndryshuar gjendjen e studentëve, dhe se zanafilla e të gjitha problemeve është Ligji i Arsimit të Lartë.
Basha premtoi se nga Janari PD-ja do të nisë konsultimet me pedagogët dhe me studentët për hartimin e një ligji të ri, që i jep fund favorizimit të Universitete Private.
‘Ai nuk ka asnjë plan dhe vullnet për të ndryshuar gjendjen e studentëve, cikërrimat me të cilat doli sot nuk zgjidhin çështjet që shqetësojnë realisht studentët.
Ligji i Arsimit të Lartë është zanafilla e të gjitha problemeve, për shkak se është një proces i hapur korruptiv.
Sot kemi arsimin e lartë më të shtrenjtë në Europë dhe kemi cilësinë më të dobët’, u shpreh Basha.
© SYRI.net