Genti Ibrahimi, 3 herë u refuzua nga Strasburgu, emërohet shefi prokurorëve

Genti Ibrahimi, 3 herë u refuzua nga Strasburgu, emërohet shefi prokurorëve

15:13, 19/12/2018
A+ Aa A-

Pasi dështoi ta bëjë gjyqtar të Shqipërisë në Strasburg, Edi Rama vendosi ta emërojë si njeriun që emëron dhe shkarkon prokurorët në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Genti Ibrahimin, një jurist që ka punuar për Sorosin dhe me lidhje të forta politike me PS-në.

Ibrahimi është kunati i Mimi Kodhelit, pasi është i martuar me motrën e saj, ndërsa ka lobuar fuqishëm për PS-në.

Por Genti Ibrahimi është refuzuar 3 herë nga Strasburgu, si i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar në këtë gjykatë.

Tre herë e dërgoi Edi Rama emrin e tij në Strasburg dhe në të gjitha rastet ai u kthye mbrapsh.

E pasi Gjykata e Strasburgut e shikon si të papërshtatshëm, ai është shumë i përshtatshëm për Edi Ramën, për ta vënë në krye të Prokurorisë e për ta vënë në kontroll të plotë.

Genti Ibrahimi është zgjedhur sot kryetar i KLP-së, institucionit që emëron dhe shkarkon prokurorët në të gjithë Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t19/12/2018 15:58

Tani te presim qe edhe katunarja marku te zgjidhet prok.i pergjith,pastaj Spak-istet prosocialiste,Byrohetimoret edhe ata prosocialiste dhe keshtu ramziu me shoke sigurohet qe mos ta gjeje gje edhe kur te ikin nga pushteti

Artan19/12/2018 15:47

Turp sa ska ku te shkoje, tani Neureda Llagami shoqja e ngushte e Ajola Xoxes dhe Klotilda Ferhatit, nje sorosiane tjeter e flakte do zgjidhet ne krye te KLGJse. U be drejtesia e George Soros dhe e Rames.

Shto koment

Denonco