Kërcënimi i Ylli Rakipit, reagon AMA

Kërcënimi i Ylli Rakipit, reagon AMA

16:56, 18/12/2018
A+ Aa A-

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar pas lajmit për kërcënimin e gazetarit Ylli Rakipi.

Në një njoftim për media, AMA thotë se u bënë disa raste të kërcënimit të gazetarëve dhe kjo gjë është shqetësuese.

Deklarata e plotë e AMA:

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA po përcjell me shumë shqetësim lajmet për kërcënimet serioze që ka marrë drejtuesi i programit të njohur televiziv ‘Të paekspozuarit’, z. Ylli Rakipi.

Si një rast i përsëritur i presionit në forma të ndryshme ndaj gazetarëve në detyrë, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias.

AMA solidarizohet me z. Rakipi dhe apelon për autoritetet, që menjëherë të zbardhin rrethanat dhe të venë para përgjegjësisë ligjore fajtorët e këtij akti të rëndë, si dhe të garantojnë një klimë të sigurtë dhe normale për redaksitë dhe gazetarët në ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre për të informuar publikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco