Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Basha në Unazë të re: Tre faktet që këtu ka korrupsion të madh

VIDEO/ Basha në Unazë të re: Tre faktet që këtu ka korrupsion të madh

17:22, 30/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është ribashkuar sot banorëve të Unazës së re që janë duke protestuar kundër shkatërrimit të banesave të tyre nga Rama e Veliaj, pa asnjë lloj dëmshpërblimi.

Duke folur për gazetarët e pranishëm, Basha ka bërë publike edhe fakte të reja në lidhje me korrupsionin në këtë projekt korruptiv.

‘Tre fakte kanë dalë këtu

Korrupsion me prokurorim

Korrupsion me hartimin e projektit

Korrupsion me pronat e qytetarëve

Ditë pas dite, si media edhe opozita kanë zbardhur fakte tronditëse për mënyrën se si janë përfshirë këto kompani.

Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milionë euro po vidhen këtu.

Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë paratë e këtyre qytetarëve që po protestojnë këtu.

Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre, përpara festave.

U bënë 4 javë që këta qytetarë protestojnë, ne nuk i braktisim, ata janë të braktisur nga qeveria.

Ky projekt nuk është për zhvillimin e Tiranës, por për mbushjen e xhepave të agati të Surrelit’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco