Paloka: Rama gati t’ju shkatërrojë shtëpitë, por dhe të burgosë e dhunojë femijë

Paloka: Rama gati t’ju shkatërrojë shtëpitë, por dhe të burgosë e dhunojë femijë

14:44, 25/11/2018
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD Edi Paloka ka reaguar pas gjyqit ndaj banorëve të unazës së re. Ne një sehnsim ne fazen e tij ne facbokk ai shkruna se, “çdo histori e të burgosurve, një dramë e familjes shqiptare. Çdo fjalë e tyre, një dhimbje që nxjerr lakuriq egërsinë e një qeverie dhe kryeministri qelbësire antihumane”.

Ja shenimi i plotë i Palokës:

Sot në gjykaten penale. Çdo histori e te burgosurve , nje drame e familjes shqiptare. Cdo fjale e tyre ,nje dhimbje qe nxjerr lakuriq egersine e nje qeverie dhe kryeministri qelbesire antihumane.

Nje femije 8 vjecar qe kishte mbetur i vetem duke pritur qe ta merrnin ne shkolle si cdo dite prinderit , pa e ditur qe Rama ja kishte futur ne burg dhe babain dhe nenen.

Nje kryefamiljar qe kishte ne shtepi te moshuar dhe te semure, femije dhe invalide te cilet prisnin ndihmen e tij, por gjendej pas hekurave se kishte protestuar per te mbrojtur pikerisht strehen mbi koken e familjareve te tij.

Nje i ri , Dori , i arrestuar ne spital nderkohe qe qendronte tek koka e nenes se dhunuar nga policia.
Nje femije qe mbahej ne birucat e Rames e kishte kerkuar librat e shkolles por nuk i kishin dhene as uje sepse keshtu kenaqej hakmarrja e te cmendurit ne krye te qeverise.

Te gjithe pas hekurave se mbrojne strehen e familjes , te femijeve te tyre. Mbrojne nje te drejte qe ju a jep Kushtetuta dhe ligjet e ketij vendi.
Ne anen tjeter, nje prokurori e turpshme dhe qesharake e vene teresisht ne sherbim te cmendurise dhe shtazerise se Rames, qe pranon si “prova” te policise per “dhunen” e qytetareve , bidona plastik te boshatisur dhe fishekzjarret qe ju shiten ne treg dhe femijeve.

Por mbi gjithshka, nje kryeminister qe per te futur ne xhep ca miliona te tjere nuk ndalet perpara asgjeje. Eshte gati jo vetem t’ju shkatrroje shtepite e ti nxjerre ne rruge te madhe ne mes te dimrit , por dhe te burgose e dhunoje deri dhe femije.

Eshte ai i vetmi qe gezon sot dhe per gjakosjen e punonjeses se policise sepse per ate arsye e kishte vene perballe protestuesve. Madje sic e shprehu me gojen e tij , ne subkoshience , do deshironte marrezisht qe ajo vajze te ishte vrare qe Rama te kishte “deshmoren” e tij per te justifikuar gjithe kete ndyresi qe ka krijuar . 

E gjitha vetem se i babezituri kerkon te fus ne xhep miliona te tjere.

Me gjithshka qe ben , vetem i afron nje fund te tmerrshem vetes se tij...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz25/11/2018 15:33

Liro djalin edvin kellira! Boll drama ka kaluar ajo familje nga baballaret tuaj qen te kuq e te zgjebosur.

Shto koment

Denonco