FOTO/ Kryemadhi takon zv.kryebashkiakun e Guanzhgout në Kinë

FOTO/ Kryemadhi takon zv.kryebashkiakun e Guanzhgout në Kinë

17:10, 02/11/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë vizitës së saj në Kinë ëhstë takuar me zëvendëskryetarin e bashkisë së Ganzhgou, Chen Zhiying.

Guangzhou, cili njihet si një nga qendrat më të mëdha ekonomike në Kinë dhe qendër e disa prej kompanive më të njohura në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

Në takimin me zëvendës Kryetarin Chen, Kryemadhi e falenderoi atë për mikpritjen dhe vlerësoi punën e bashkisë në menaxhimin e qytetit dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare. Ajo u shpreh se shumë biznese shqiptare bashkëpunojnë me kompani kineze të vendosura ne Guangzhou. Ndërkohë që shprehu mbështetjen e saj për hapjen e konsullatës shqiptare në Guangzhou tregoi edhe interesin e madh të shqiptarëve për ngritjen e saj.

Ajo theksoi se ka ende shumë hapësira për bashkëpunim ndërmjet dy palëve dhe se Shqipëria ka mjaft mundësi të pashfrytëzuara për sipërmarrjet kineze dhe mbi të gjitha në fushën e turizmit.

NJga ana e tij Chen njohu delegacionin e LSI me qytetin dhe mundësitë për bashkëpunim. Ai shprehu vlerësimet për punën e LSI dhe interesin e shtuar të Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për të intensifikuar marrëdhëniet me bizneset e Kinës dhe për të rritur investimet në Shqipëri.

Duke ju referuar marrëveshjes së bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, Zëvëndëskryetari Chen shprehu angazhimin e tyre për të rritur shkëmbimet ndërmjet palëve. Ai foli për mundësitë e shumta në fushën e biznesit dhe turizmit, por njëkohësisht edhe për mbështetur sipërmarrësit e rinj në Shqipëri, sipas modelit të suksesshëm që ndjekin në Guangzhou. Në përfundim të vizitës Kryemadhi u drejtoi mikpritësve ftesën për të vizituar dhe njohur nga afër Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco