Pse Tahirin e puthën dhe Xhafajn JO gratë e PS-së?

Pse Tahirin e puthën dhe Xhafajn JO gratë e PS-së?

20:29, 01/11/2018
A+ Aa A-

Njësoj si Saimir Tahiri, edhe Fatmir Xhafaj, ka bërë të njëjtën sjellje pas largimit nga posti i Ministrit të Brendshëm. Sot Xhafaj ka shkuar në kuvend duke mbajtur mbi shpatulla vetëm mandatin e deputetit, po ashtu si dhe Tahiri pas largimit nga Ministria e Brendshme.

Po ashtu si Tahiri edhe Xhafaj është pozicionuar në fund të sallë, e po ashtu si Tahiri as Xhafaj nuk ka ndaluar të flasë për gazetarët pasi doli nga Kuvendi.

Ndryshe nga Tahiri që akuzohej për lidhje me kushërinjtë e tij kriminelë, Xhafaj u akuza se mbronte vëllain e tij të implikuar dhe dënuar për trafik droge.

Por largimi i Tahirit ishte më i dhimbshëm për socialistët se ai i Xhafës, këtë e tregon edhe mikpritja që femrat e PS-së i bën Tahirit ditën që u kthye në Kuvend pa postin e ministrin mbi vete.

Ndërsa sot për Xhafajn nuk u kujdes askush që t’i afrohej për ta ngushëlluar, e aq më tepër ta puthnin siç bënë me Tahirin.

Taulant Halili/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco