Shehu: Inagurimi i vonuar i Ramës në QSUT,  pa kërkuar së paku ndjesë!

Shehu: Inagurimi i vonuar i Ramës në QSUT, pa kërkuar së paku ndjesë!

13:58, 23/10/2018
A+ Aa A-

Inagurimi që i ka bërë sot Kryeministri, fillimit të punimeve për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të kirurgjisë në QSUT ka ndeshur në qendrimin kritik të ish-Ministrit të Shëndetësisë, deputetit demokrat Tritan Shehu.

"Kryeministri sot në QSUT bëri një inagurim të vonuar, pa kërkuar së paku ndjesë! - shkruan Shehu në Fb. - Ai inaguroi veçse fillimin tejet me vonesë të punimeve të fazës së dytë të një projekti shumë të rëndësishëm të asaj qëndre, me zanafillë në vitet 2006-07, faza e parë e të cilit përfundoi në fund të vitit 2011.
Ky projekt u zvarrit nga Rilindja për disa vite, ndryshe sot do të inagurohej përfundimi i punimeve e jo fillimi i tyre, pra nuk do ta shikonim atë “spital” vetëm në 3D. I ndodhur në QSUT, Kryeministri duhej të thoshte diçka edhe për Qëndrën moderne të Sterilizimit të përfunduar me fazën e parë, e cila iu dha arbitrarisht privatit nëpërmjet një PPP, e shoqëruar kjo me pagesa nga buxheti prej 11-13 M $ ne vit, kosto kjo abuzive, që po e fut të gjithë atë projekt korruptiv në kolaps.

Ndërsa për politikat shëndetësore, mënyrat e financimit të këtij sistemi, që është afër varfërisë afrikano-qëndrore, për vendosjen e autonomisë së QSUT nëpërmjet konceptit "spitali ndërmarje", për rolin e Shërbimeve Universitare dhe të shefave të tyre të futur tashmë në një procedurë diskriminuese përzgjedhje, etj, asgjë premtuese. Në vend të këtyre kolonave zhvilluese, u fol për hapësirën e parkimit të automjeteve aty.
Ky është menaxhimi, që Rilindja i bën sistemit tonë shëndetësor, duke krijuar veçse humbje kohe, dëme financiare, menaxheriale, klinike e mungese të thellë perspektive, gjë që është një nga shkaqet e kolapsit si edhe të "hemorragjisë" së mjekëve e të personelit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco