Petrit Vasili: Shumë shpejt nisin protestat që do largojnë Ramën

Petrit Vasili: Shumë shpejt nisin protestat që do largojnë Ramën

09:19, 23/10/2018
A+ Aa A-

Petrit Vasili deklaron se LSI nuk e vë në diskutim pjesmarrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2019, por ka vetëm me një kusht: Jo Edi Rama kryeministër. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, përballë gazetarëve Denis Minga, Alen Xhelili dhe Loenard Karaj, Vasili tha se shumë shpejt do nisin protestat e opozitës të cilat kanë vetëm një synim, largimin e Edi Ramës si kryeministër.

“LSI nuk e ka vënë ndonjëherë në diskutim pjesmarrjen ose jo në zgjedhjet lokale. Madje që në verë kemi nisur përgatitjet. Por ka vetëm një kusht nga ana jonë. Në këto zgjedhje Shqipëria duhet të shkojë pa Edi Ramën kryeministër dhe ne do ta arrijmë këtë”, tha Vasili.

Por si do arrihet kjo?

Për Petrit Vasilin shumë shpejt do nisin protesta mbarëpopullore në vend, të cilat do konvergojnë në presionin ndaj qeverisë dhe Edi Ramës që ai të largohet nga detyra e kryeministrit.

"Objektivi i protestës do jetë largimi i tij dhe organizimi i zgjedhjeve me një kryeministër tjetër." Lidhur me arrestimet e ditëve të fundit Vasili deklaroi se mbështet policinë në luftën ndaj krimit por e gjithë kjo që ka ndodhur këto ditë duhet parë me vëmendej në ditët në vijim.

“Pyetja ime është: si do jetë vazhdimësia e këtyre arrestimeve të bujshme? Krimi i organizuar, droga, pastrimi i parave janë bërë problemet kryesore të këtij vendi”, shtoi Vasili

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    zaho 24/10/2018 14:34

    Kenge e vjeter e opoziçkes!

    A.23/10/2018 10:31

    Rama kujton se eshte padron i shipetareve,i etur per pushtet.Ne asnje vend te botes demokratike nuk ndodh si ne shiperine e ditatures se Rames qe parlamentaret politike te denacuar publikusht me fakte nuk bejne doreheqjen che nuk i heqin dot ,madje pretendojne te rikandidohen perseri .Kjo eshte fytyra e kesaj qeverie qe ska bere asgje per popullin ,vec se te pasurohen per veten e tyre .populli nuk duhet te luaje rolin budallit te hipokrizise o te frikacakut por te ngrihet e te kerkoje demokraci te vertete.Ne shiperine ka shume njerez te afte per te drejtuar vendin.Shiperia nuk ka nevoje per budallenje ,hipokrite,te pabese te pa shkolle te xhytur me vellezer ,familiare te aferm kriminele vrases sic jane sot ne parlament e per vite ne pushtet ,edhe pse me influencen kane fshire provato me presion e korrupsion ,historia NUK DO TI FSHIJE KRIMET E TYRE VRASESE TE BERA NE SERI sado qe ata te mundohen ti lene ne harrese .Por do te japin llogari me te njejten cmim ne cdo brez.

    Shto koment

    Denonco