Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Paralajmërimi i Bashës nga Vlora: Shansi i fundit për Edi Ramën

Paralajmërimi i Bashës nga Vlora: Shansi i fundit për Edi Ramën

11:04, 20/09/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar sërish sot kryeministrin Edi Rama se miratimi i ligjit të Vetingut të politikanëve është shansi i fundit që i jepet për pastrimin e politikës nga krimi, në të kundërt gjithçka mbetet në dorë të qytetarëve.

Basha: “...me ju do të marrim vendimin final për t’i dhënë përgjigjen e merituar shtetit të kapur nga krimi, për të çliruar institucionet e kapura nga krimi, duke filluar me çlirimin e Kuvendit. Naivëve, të paditurve por edhe kaçurreleve të Edi Ramës që pyesin përse PD dhe opozita nuk janë sot në Kuvend, iu themi qartë dhe prerë: Teatri nuk është shkaku por pasoja e emergjencës kombëtare.  Një parlament i mbushur me kriminelë, me politikanë që bashkëpunojnë haptazi me krimin, e pranojnë këtë pa iu dridhur syri dhe nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë, nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje, por është vendi për të marrë fshesën dhe për të pastruar.

Nuk do të ketë më asnjë ligj, asnjë reformë, asnjë pakt, asnjë negociatë, asnjë bisedë pa zgjidhur këtë çështje themelore, që është, largimi i politikanëve të lidhur me krimin.

Nëse kjo nuk ndodh nëpërmjet shansit të fundit institucionalisht, ligjit për vetingun e politikanëve, atëherë është detyra e qytetarëve shqiptarë që së bashku me ne, opozitën e vendin, t’i japim zgjidhjen që i jep çdo vend i civilizuar kur institucionet, Kushtetuta dhe ligji uzurpohen nga kriminelët, hajdutët dhe politikanët e lidhur me ta....

Rruga që na pret është e vështirë. Sfida që do të kalojmë është prova e zjarrit."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/09/2018 15:58

Akoma dërr dërr dërr e bla bla bla. Ai e miratoi për gjys dite shëmbjen e Teatrit Kombëtar pas kthimit na Presidenti dhe BE, me një të rënë të lapsit, i ndryshoi një presje e një pikçuditëse. O Lul, o opozitë, me këtë lojë që po bëni, jeni duke dërguar ujë tek mulliri i EDramës. Iku shtatori, muaji që premtove se do bëhej nami, ore nami do të bëhet në shtator. Askush nuk pa asgjë, vetëm llap llap llap. Mos shko më lart e poshtë me fjalime. Transferoje selinë e opozitës tek Teatri Kombëtar dhe futi në grevë urije dhe astinence nga alkoli. Do të vijnë grevistët, po ashtu sikurse i vajtën EDramës i cili më pas i shpërbleu me poste ministrash e deputetësh, tip Holta Xhaxhaçka e Ogerta Manastirleshi. Bëj ndonjë lëvizje që të mbetesh figurë o Lul, sepse deri tani je vetëm llap llap llap = llapazan.

Shto koment

Denonco