Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Protestuan kundër Ramës, policia procedon 25 persona, dhe deputetin Gjunkshi

Protestuan kundër Ramës, policia procedon 25 persona, dhe deputetin Gjunkshi

15:14, 18/06/2018
A+ Aa A-

Protestuan kundër Kreyministrit Rma dhe qeverisë së tij në Diber por janë proceduar nga policia. Policia e Dibrës ka nisur hetimet ndaj një grupi qytetarësh të cilët protestuan dje në Peshkopi gjatë aktivitetit të kryeministrit Edi Rama. Policia thotë se janë janë 26 persona ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal, mes tyre edhe deputeti i PD Xhemal Gjunkshi. Më datë 17.06.2017, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër, për shtetasit:

Xhemal Gjunkshi, 56 vjeç, banues në Tiranë; 
E.Gj, 26 vjeç, banues në Tiranë; 
G.G, 55 vjeç, banues në Peshkopi ; 
M.Ll, 52 vjeç, banues në Bulqizë; 
N.G, 59 vjeç, banues në Peshkopi; 
H.B. 53 vjeç, banues në Dibër; 
F.A, 51 vjeç, banues në Dibër; 
P.K, 46 vjeç, banues në Dibër; 
F.O, 58 vjeç, banues në Dibër; 
F.N, 55 vjeç, banues në Dibër; 
F.H, 53 vjeç, banues në Dibër; 
I.K, 51 vjeç, banues në Dibër; 
E.S, 28 vjeç, banues në Dibër ; 
J.K, 47 vjeç, banues në Dibër; 
V.P, 51 vjeç, banues në Dibër; 
K.M, 25 vjeç, banues në Dibër; 
S.T, 52 vjeç, banues në Dibër; 
I.H, 56 vjeç, banues në Dibër; 
M.K, 30 vjeç, banues në Dibër; 
A.B, 60 vjeç, banues në Dibër; 
M.Sh, 33 vjeç, vjeç, banues në Dibër; 
R.I, 68 vjeç, banues në Dibër; 
D.S, 38 vjeç, banues në Dibër; 
A.S, 26 vjeç, banues në Dibër; 
B.K, 49 vjeç, banues në Dibër 
T.M, 71 vjeç, banues në Dibër.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në pedonalen "Elez ISUFI" të qytetit Peshkopi, shtetasit e lartpërmendur kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë zhvilluar tubim të paligjshëm, në kohën kur Kryeministri i Republikës së Shqipërisë po zhvillonte aktivitet në qytetin e Peshkopisë. Veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", kryer në bashkëpunim, "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", parashikuar nga nenet 236 e 25 dhe 262 të Kodit Penal

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco