FOTOLAJM/ 'Shiko si na erdhi Edi Rama në Lurë dhe na flet për rrugët!'

FOTOLAJM/ 'Shiko si na erdhi Edi Rama në Lurë dhe na flet për rrugët!'

09:05, 17/06/2018
A+ Aa A-

Pas 5 vjet braktisje totale nga qeveria nga kreu socialist Edi Rama, banorët e Lurës kanë arritur të dëgjojnë më në fund se ndoshta u erdhi radha investimeve në zonën e tyre, ndër më të bukurat turistike të vendit.

Banorët e mbledhur për takimin me Ramën, ardhur kush më këmbë e kush me mjete në rrugët pa rrugë, kanë parë sesi kryeministri nuk erdhi si ata, por u zbriti nga qielli, duket i vetëdijshëm se s'kish bërë asnjë copë rrugë nga të kalonte vetë.

Mesazhe e komente kanë vërshuar bashkë me foton e helikopterit në rrjetet sociale. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sjellë një prej tyre:  "Sarkazma e qytetarit dixhital me Edvinin! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij : "Shiko z.berisha si na erdhi Edi Rama ne Lure dhe na flet per rruget”, shkruan qytetari..

Ky mesazh shoqërohet me foton e mëposhtme, e cila ka pritur dhjetra komente ironike të tjera.

Image

Rama vizitoi Lurën në kuadrin e Programit "100 fshatra plus" që sikurse njoftoi, synon rindërtimin e rrugës dhe zhvillimin e agroturizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco