Manjani: Qeveria Rama, organizatë kriminale që sajon prova

Manjani: Qeveria Rama, organizatë kriminale që sajon prova

15:26, 08/06/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e emërton ‘organizatë kriminale qeverinë’.

Duke komentuar ‘dëshmitarin Y’, Manjani shkruan në faqen e tij në Facebook se ‘medemek, ky dëshmitari do të na mbushë mendjen se ai luajti rolin e Agron/Geron Xhafajt’.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani në Facebook:

Qeveria ashtu si çdo organizatë kriminale zhduk e fsheh prova për çdo krim që bën.

Kjo është evidente!

Tani paskan sajuar ‘dëshmitarin Y’. Medemek, ky dëshmitari do të na mbushë mendjen se ai luajti rolin e Agron/Geron Xhafajt.

Dakord, po ku ishte gjer tani ky dëshmitari?!

Po Ermali, shefi i policisë, ky është?

Ky dëshmitari ‘aktor’ nga e dinte të shkuarën e Agronit? Po për ata në Itali që kanë folur?!

Kur ishte kështu puna, pse Fatmiri çoi vëllanë në burg? Ku e gjeti emrin e Albert Veliut, qe e arrestoi para se te bëhej publik?

Ku janë tabulatet e telefonave të personave të përfshirë? Po të dhënat mbi qelizën elektronike të tyre? Aty tregohet me detaj çdo lëvizje.

Asgjë nga këto të dhëna kyç nuk tregohen! Kërkohet të bëhet gjyq popullor dhe jo drejtësi sipas ligjit!

Zhdukin prova, kriminelë e dëshmitarë nga ngjarje kriminale që implikojnë direkt qeverinë e drogës!

Nuk do çuditesha që në ditët në vijim të dalin “dëshmitarë Z e ZH” ku të dëshmojnë se Fatmiri nuk është ai që keni dëgjuar. As Rama nuk është ai që keni parë...

Kjo është e vërteta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku08/06/2018 17:49

As enver dulla nuk kish kaq "fantazi" për të sajuar "përralla". Misioni i neokomunistëve: "Ta bëjmë këtë popull dele, që kur të kujtojë enver hoxhën të derdhë lotë mallëngjimi". Dhe ja kanë arritur, "sa mirë ishim në kohën e enverit"!

Askushi08/06/2018 16:05

Me shume se kriminale

Shto koment

Denonco