Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjermania jep goditjen finale: Shumë herët për të hapur negociata me Shqipërinë

Gjermania jep goditjen finale: Shumë herët për të hapur negociata me Shqipërinë

10:44, 25/05/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin gjerman Gunther Krichbaum, gjykon se është ende shumë herët për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

‘Në këtë moment unë jam në mënyrë të qartë kundër negociatave të pranimit me Shqipërinë,’ është shprehur deputeti i CDU-s Gunther Krichbaum.

Në një deklaratë dhënë për gazetën gjermane ‘Ëelt’, Krichbaum deklaroi hapur qëndrimin e tij kundër hapjes së negociatave:

‘Hapja e negociatave tani do të ishte e parakohshme’, ka thënë ai.

Megjithëse Shqipëria ka nisur ‘reforma të shumta’, për shembull në gjyqësor, ato duhet ‘të zbatohen tani tërësisht’.

Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ‘i cili shpesh depërton në qarqet më të larta të qeverisë,’ argumenton politikani i CDU.

Komisioni Evropian ka ‘treguar naivitet në këtë çështje’.

Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre.

Ai i tha Kryeministrit Socialist  Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij.

Rama ishte i ftuar  në komisionin e çështjeve evropiane të Bundestagut. Në polemikën, Krichbaum ishte treguar poshtërues ndaj Ramës, thonë deputetët gjermanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco