Kreu i delegacionit holandez i kthen reston Ramës: Në Tiranë, paskemi shkelur në diçka…

Kreu i delegacionit holandez i kthen reston Ramës: Në Tiranë, paskemi shkelur në diçka…

10:52, 11/05/2018
A+ Aa A-

Menjëherë pas largimit të misionit faktmbledhës të 8 deputetëve holandezë që përfaqësojnë 7 partitë kryesore parlamentare në këtë vend, fillimisht kreu i Kuvendit dhe më pas edhe vetë kryeministri Rama, kanë nisur një sulm denigrues deri edhe tallës ndaj tyre. Gramoz Ruçi i akuzoi se farën e kanabisit dhe drogën, shqiptarët e kanë mësuar prej tyre, kurse kryeministri shkoi edhe më tej me cinizmin e tij duke i përqeshur.

“Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me “fact-finding” (faktmbledhëse). Vijnë në mëngjes dhe ikin pasdite për të mbledhur fakte. Më takojnë mua, takojnë ca deputetë. Takojnë edhe mikun tim të shtrenjtë, me të cilin na bashkon, sigurisht në mënyra të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe largohen. Dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysmë dite?”, deklaroi para pak ditësh Edi Rama.

Por gazeta më e madhe në Holandë “De Telegraaf”, nuk e ka lënë me kaq këtë sulm të krerëve të Rindjes në Shqipëri kundër deputetëve holandez. Ajo i ka kushtuar një shkrim deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci, duke cituar njëkohësisht edhe kryetarin e delegacionit parlamentar të vendit të tyre që vizitoi Tiranën.

Në shkrim  thuhet se shqetësimi i holandezëve gjatë vizitës në Tiranë ishin ndryshimet e fundit në prokurori, që lidhen me çështjen e ish-ministrit Tahiri, si dhe raportimet e mediave shqiptare për mos ekstradimin e vëllait të ministrit Xhafajt.

Gjithashtu theksohet se  qeveria holandeze edhe më herët se të ndodhnin zhvillimet e fundit në Tiranë ka deklaruar, se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në BE, për arsye të ekspansionit të krimit të organizuar në qeverisje dhe korrupsionit galopant.

Në përgjigje të sulmeve të kryeministrit Rama, kryetari i delegacionit të grupit parlamentar holandez Malik Azmani, tha për gazetën Telegraaf se: “Siç duket kemi shkelur tek diçka e ndjeshme në Shqipëri me pyetjet tona, gjithsesi i kemi mbajtur të gjitha shënim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari11/05/2018 11:54

Reston ,me bukur se Holandezet, ja kishin dhene ne nje te perditshme shqipetare:_"Me shpejt se sa pica,te vjen kokaina" .Kjo ,ne pergjigje te Rames,qe thote :_"Me shpejt do ishim pranuar ne Amerike ,se sa ne Europe"

Shto koment

Denonco