‘Çështja Tahiri’ e ‘kuksianët’, Basha me dy porosi për deputetët e PD

‘Çështja Tahiri’ e ‘kuksianët’, Basha me dy porosi për deputetët e PD

14:14, 30/04/2018
A+ Aa A-

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndërsa mësohen edhe porositë që Lulzim Basha ka dhënë për deputetët e tij.

Basha ka kërkuar që deputetët të mbajnë në përsëritje çështjen Tahiri, ndërsa ka thënë se sa kohë që kuksianët janë në burg dhe Tahiri i lirë, protestat nuk do të ndalen.

Të enjten gjatë seancës plenare urdhri i Bashës ka qenë që deputetët të qëndrojnë me kohë të plotë.

‘Çështja Tahiri të mbetet në artikulimin politik të opozitës.

Parlament me Saimir Tahirin të lirë dhe me kuksianët në burg nuk ka dhe nuk mund të ketë”, mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha në mbledhje.

Mbledhja e Grupit të PD-së vjen një ditë pas Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike, në të cilën u miratua statuti i ri.

As këtë herë nuk munguan debatet, teksa fjala e Eduard Selamit, u prit me fishkëllima në sallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku30/04/2018 16:30

Urdhëri i Bashës ishte...... Urdhërat i jepen ushtarëve ose skllevërve o dele, ose bythlëpirësve të turmës servile. As Enveri nuk shprehej me "urdhëra" por me "porositë e partisë" ndaj "shokëve" komunistë dhe popullit. Kurse ky Lulboshi, totalisht i "dhjerë", na jepka edhe urdhëra "gjasme demokratëve të lirë", në një vënd "gjasme demokratik. Ku e lamë e ku na mbeti?

someone30/04/2018 14:42

E pse duhet te merrni pjese ne seance? Pff jeni te shpifur shume, jeni thjesht paterice e Rames. Po te mos kishte Bashen perballe Rama, do i kishte mbylle hesapet shume me pare. Shume me shume opozite bejne qytetaret e thjeshte sesa ju! Ju jeni te gjithe bashke te perlyer. Turp t'ju vije!!!

Shto koment

Denonco