Meta në ceremoninë e varrimit të Belishovës: Ishte një emblemë e rinisë antifashiste

Meta në ceremoninë e varrimit të Belishovës: Ishte një emblemë e rinisë antifashiste

13:29, 25/04/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë sot ne ceremoninë e përcjelljes për në banesen e fundit të veprimtares Liri Belishova. Në një shënim në rrjetin social facebook ai shkruan se: Me dhimbje të thellë nderova sot, një nga emblemat kryesore të rinisë antifashiste Liri Belishovën, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Edhe njëherë mirënjohje pafund për një nga partizanet më të reja të LANÇ, vajzë e një familje të shquar patriotike të Mallakastrës, me kontribute të spikatura për pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar. Dhimbja është edhe më e madhe, kur reflektojmë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutimin ç'njerëzor dhe vuajtjet e patreguara që përjetuan shumë prej tyre!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco