VIDEO/ Basha: Ja pse opozita kërkon hapjen e negociatave, kur Rama ka kapur shtetin

VIDEO/ Basha: Ja pse opozita kërkon hapjen e negociatave, kur Rama ka kapur shtetin

14:58, 18/04/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka vlerësuar maksimalisht, rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërisë.

Basha ne nje bashkebisedim me gazetaret sapo u kthye nga Berlini tha se opozita kërkon hapjen e negociatave:

“Sepse sa më shumë të avancojë procesi i integrimit europian, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë për përmbushjen e prioriteteve; do të thotë se do të ketë më shumë sy e veshë mbi qeverinë, më shumë kritikë, shumë e më shumë përkushtim nga BE për të mos ndërmarrë hapa arbitrarë siç përjashtimi i 30 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike apo për moskapjen e zgjedhjeve.

Pra, do të kemi më shumë vëmendje dhe më shumë instrumenta  sot kur Edi Rama ka kapur segmente kryesore të vendit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t18/04/2018 16:21

me pak fjale, opozita ka kapitulluar para nje gjendje te tille dhe tani me mire te merret BE me problemet e kesaj qeverisje dhe lul djali te vazhdojete rrije rehat se sa te radikalizoje qendrimin!!

Shto koment

Denonco