VIDEO/ Berisha: Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë dhe anëtarëve për konventën e betejës fitimtare

20:56, 27/04/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe konventën e sotme.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma, përshëndetjet më të zjarrta luftëtarëve të lirisë, qëndrestarëve të pamposhtur.

Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë, anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të saj për konventën historike, konventën e kthesës, konventën e betejës fitimtare.

Një përshëndetje të përzemërt zonjës së nderuar, atdhetares së flaktë, intelektuales, bashkëpunëtores të ngushtë të presidentit Rugova, zonjës Edita Tahiri.

Një nderim të madh, të veçantë heroit të vërtetë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, Ylli Bodinakut, vepra e të cilit është sot më frymëzuese se kurrë.

Miqtë e mi, Ylli Bodinaku është ai qëndrestar, ai qytetar, ai shqiptar që vendosi në emër të lirisë të niset drejt vdekjes, nën moton o sot o kurrë dhe theu në Tiranë, Murin e Berlinit.

Ylli Bodinaku kur ndërmori aktin e tij nuk kishte mbrapa një parti, kishte idealet e tij dhe kauzën e drejtë për të cilën ai vendosi të sakrifikojë dhe jetën pa marrë parasysh asgjë sepse i tha vetes, ose i lirë dhe me dinjitet, ose i vdekur. Kështu nuk durohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco