Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta takim në institutin IFIMES në Lubjanë

Fituan apo jo shqiptarët në Maqedoni?/ Haxhiu: VMRO ka shumicën, shqiptarët vështirë se janë në qeveri

21:59, 09/05/2024
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka diskutuar për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut ku shqiptarët duket se kanë humbur pozitat e tyre.

Sipas Haxhiut, VMRO ka marrë shumicën, por nuk bën dot një qeveri, dhe ai nuk i shikon shqiptarët si të pranishëm në qeveri.

‘Unë besoj se VMRO-ja ka mundësi të krijojë koalicion mospërfillës për ata që hyn aty, me secilën palë.

Koalicioni shqiptar ‘Vlen’ ka 5 parti politike brenda dhe ‘Fronti Europian’ ka 5 parti politike të cilat në momente të caktuara politike, ikin nga koalicioni.

Një gjë e di, që VMRO-ja ka një hatërmbetje serioze me turqit dhe nuk besoj se do bëjë koalicion me ta.

E dyta, ka shumë pak gjasa që çdo marrëdhënie që mund të krijojë me BDI-në, këta të diktojnë emrat, për shkak të një marrëdhënie shumë armiqësore që e ka pasur një pjesë e qeverisjes së kaluar me VMRO-në.

VMRO-ja ka hatërmbetje serioze për vendosjen në listë të kryeimamit në zonën 1 të Shkupit. Për ata ka qenë shokuese që një klerik fetar që kryeson është problematik për të qenë pjesë e parlamentit.

Nëse VMRO-ja vendos kriteret e saj qeverisëse dhe ofron mandate ministrash që janë të dobëta për nga ndikimi, unë besoje tek kjo pikë VMRO-ja e ka edhe njëherë arsyen për të bërë zgjedhje të reja pas 10 muajsh.

Sakrificë e madhe nëse Ali Ahmeti do të vendosë të shkojë në koalicion me VMRO, do të duhet të pastrojë oborrin e tij.

Ndërsa te ‘Vlen’ unë nuk besoj se është e lehtë sepse janë 5 parti politike që kërkojnë hisen e vet, dhe kjo është problematike’, tha Baton Haxhiu në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco