‘Martesa' e 2 grave në Bashkinë e Tiranës’/ Reagon Kumuniteti Mysliman i Shqipërisë-Myftinia Tiranë

‘Martesa' e 2 grave në Bashkinë e Tiranës’/ Reagon Kumuniteti Mysliman i Shqipërisë-Myftinia Tiranë

15:48, 20/05/2024
A+ Aa A-

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë-Myftinia Tiranë ka reaguar me shqetësim mbi aktin e pabazuar ligjërisht të një "martese" mes dy individësh të së njejtës gjini të mbajtur në ambientet e një institucioni shtetëror.

Në deklaratën e saj publike, Myftinia Tiranë i ka bërë thirrje ‘institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë’, si dhe ka theksuar se ‘zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshen për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare’.

Njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë-Myftinia Tiranë:

Deklaratë

Myftinia Tiranë ka përcjellë me shqetësim aktin e pabazuar ligjërisht të një "martese" mes dy individësh të së njejtës gjini të mbajtur në ambientet e një institucioni shtetëror.

Me të njejtin intensitet, Myftinia Tiranë, përcjell edhe shqetësimin e mijëra besimtarëve dhe qytetareve të Tiranës, të cilët ndjehen të irrituar para një akti të tillë i cili nuk përfaqeson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve.

Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshen për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare.

Ne, këshillojmë dhe u bëjmë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit.

Po ashtu mbetet e angazhuar në promovimin e çdo akti i cili synon lartësimin moral të ndërgjegjes tonë kombëtare si dhe çdo sipërmarrjeje që çon drejt mirëqenies tonë publike materiale apo shpirtërire qoftë ajo.

Myftinia Tiranë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco