Nesho: Ali Ahmeti u penalizua nga politikat e tij servile për Ballkanin e Hapur

21:54, 09/05/2024
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho i ftuar në Çim Peka Live, në Syri Tv, u shpreh se ndër te tjera Ali Ahmeti u penalizua nga politikat e tij servile për Ballkanin e Hapur.

Unë e gjykoj se qeverisja e Ahmetajt ka arritur një pikë dhe tani ishte në rënie për arsye të disa faktorëve , kryesorja ishte korrupsioni, rënia shumë e madhe ekonomike.

Së dyti ishte inflacioni që po merr vlera të larta dhe që vështirëson jetësën e qytetarëve.

Dhe, së treti që ka lidhje dhe me Shqipërinë dhe me rajonin, njerëzit ishin të revoltuar që rreth 10 përqind e popullsisë ishin larguar gjatë kohës së 10 vjeçarit që ata po qeverisnin.

(Mendo për Shqipqrinë që kanë ikur 1 milion dhe si duhet të ishte vala e një revoltë).

Ajo që unë mendoj që Maqedonia dhe Ali Ahmeti u penalizua është pikërisht politOka e tij servile, së bashku me të majtën që kishin të bënin me Ballkanin e Hapur, me vullnetarizmin e tyre për t’i ofruar Serbisë, atë nevojën për të patur një udhëheqje dhe dominim ekonomik në Ballkan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco