VIDEO/ Armand Shkullaku: LSDM me Ahmetin humbën, qytetarët votuan pa presion, banditë e lekë

22:15, 09/05/2024
A+ Aa A-

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ për zgjedhjet në Maqedoni, gazetari Armand Shkullaku u shpreh se pavarësisht se pati një kryeministër shqiptar, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe LSDM-ja humbën thellë.

Sipas Shkullakut, atje u bënë zgjedhjet, dje në darkë u shpall rezultati, u pranua fitorja, pa asnjë problem.

‘Ti gjykohesh në një vend normal nga mënyra se si qeveris. Ne na kapi një dalldi kombëtare dhe thoshim se kemi pesë kryeministra shqiptarë në rajon.

Në periudha të caktuara gjykohesh se si qeveris.

Çfarë bëri Ali Ahmeti me LSDM-në? Nënshkroi Ballkanin e Hapur që ishte nënshtrim i Kosovës dhe Shqipërisë ndaj Serbisë.

Ti gjykohesh nga ajo që bën, sa e ke çuar rritjen ekonomike të vendit, si është papunësia.

Unë nuk mohoj se për të arritur deri këtu u desh lufta, presioni, edhe ai ndërkombëtar sepse pa mbështetjen e tyre nuk do kishin arritur shqiptarët sot.

Një shqiptar nuk ngopet me Talat Xhaferrin që mban një fjalim, fitore historike. Është një ngjarje historike, është një datë historike që nga kjo datë në këtë datë Maqedonia pati një kryeministër shqiptar dhe më pas qeveria e tij pësoi një humbje në zgjedhje.

Njerëzit gjykojnë a kanë qenë më mirë përpara apo jo.

Dy vendet që votojnë pavarësisht rezultateve të qeverisë janë Shqipëria dhe Serbia dhe janë vende autokratike.

Ne jemi edhe pas Maqedonisë. U bënë zgjedhjet, dje në darkë u shpall rezultati, u pranua fitorja, pa asnjë problem.

A ndodh kjo në Beograd, në Tiranë? Kjo është diferenca që kemi ne si shoqëri me këtë shoqëri.

Këta janë qytetarë që votojnë sipas bindjeve të tyre, nuk votojnë me administratë, banditë, lekë, presion, media të kontrolluara etj’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco