Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

PD reagon sërish për arrestimin e paligjshëm të kuksianëve: Prokuroria vegël e Ramës

PD reagon sërish për arrestimin e paligjshëm të kuksianëve: Prokuroria vegël e Ramës

13:57, 17/04/2018
A+ Aa A-

"24 orë pas publikimit të videos që provon manipulimin e provave nga prokuroria dhe Policia për arrestimin e paligjshëm të 23 protestuesve kuksianë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme po miraton në heshtje padrejtësinë dhe varësinë e saj politike nga Edi Rama."

Kështu ka deklaruar sot Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Gent Strazimiri.

"Siç u pa në video, - tha Strazimiri, - qytetarët janë arrestuar në 3 të mëngjesit dhe jo në orën 10.00 të paradites, siç thuhet në procesverbalin zyrtar të falsifikuar në bashkëpunim mes prokurorisë dhe policisë.

I vetmi justifikim ndaj falsifikimit të provave për "tavarishët" që duan të kalojnë me sukses "edvingun", mbetet që të kenë vepruar "në mirëbesim" me orën e Moskës, por ky nuk është shfajësim ligjor!

Kjo provon qartazi dhe në mënyrë të pakontesuar se Prokuroria manipuloi nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe për interesat e tij.

Pas publikimit të videos që tregon manipulimin, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë të ndaluar madje asnjë nën hetim!

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 20 ditë Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për padinë e bërë nga këshilltarët bashkiakë ndaj organit të akuzës pikërisht për arrestimin e paligjshëm të qytetarëve që protestuan kundër një takse të padrejtë.

Prokuroria politike provoi botërisht se funksionon me dy standarde: Le jashtë burgu Saimir Tahirin, I kapur nga Antimafia italiane si pjesë e trafikut të drogës, por nga ana tjetër fut në burg njerezit e zakonshëm që protesojnë kundër padrejtësive.

Drejtësia e Fatmirit është paprekshmëri për Saje qorrin, Agron Xhafajn, Olsi Ramën Lal Qazimin, Vangjish Dakon siç ishte dhe vazhdon të jetë për Visin e Kavajës, Turin e Krujës dhe Turin e Kurbinit, por jo pëer qytetaret që refuzojnë krimin e "jakave te bardha" apo "pluhurit te bardhe"

Partia Demokratike nuk do të lejojë rikthimin e praktikave të Aranit Çelës dhe shkollës ruse, ku qytetarët rrëmbeheshin nga shtëpitë natën, nën terror e pastaj "harroheshin" me vite nëpër burgje e kampe, sipas urdhrit të Partisë!

Kuksianët dhe çdo qytetar tjetër e ka fituar të drejtën për të ngritur krye ndaj Partisë këtu e 28 vjet më parë dhe nuk ka Aranit apo Aranite që ta zhbëjë! Kthim mbrapa në kohën e hetues Fatmirit, nuk do të ketë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo17/04/2018 14:17

Atehere cfare do beni? Ne vend qe PD-ja te lutet ne dyert e BE-se qe te hape negociatat duke i gelltitur cfare ka thene me te drejte per qeverine kriminale te Rames, duhej te ishte aty para deres se gjykates se bashku me kuksianet dite e nate. Boll me me statuse ne FB apo me konferenca shtypi! BE-ja ne vecanti dhe bota me gjere duhet ta mare vesh se nuk behet fjale vetem per nje qeveri te korruptuar, por per njie shtet policor ne duart e Rames. Nese hapen negociatat tani, harrojen te merrni pushtetin edhe per 20 vjet. Nuk eshte se druam domosdoshmerisht PD- ne ne pushtet, por ju jeni tani shpresa e vetme te shpetoni vendin.Basha nuk duhej te ishte ne Gjermani sot duke i bere makiazhin Rames, por duhej te ishte ngujuar para gjykates( nuk jam e sigurt se ku ne Tirane apo Kukes?) per te ndihmuar ata te pafajshem.

Shto koment

Denonco